Kursi online falas për Ushtrimet Profesionale të Mësimdhënies në Gjuhën Angleze është i përshtatshëm për mësimdhënësit e Anglishtes në mbarë botën. Do të ju ndihmojë të zhvilloni aftësi dhe praktika që ju nevojiten për të vazhduar zhvillimin tuaj profesional (CPD). 

Kursi është i dobishëm për mësimdhënësit e Anglishtes në nivel fillor, të mesëm dhe të lartë.  

Çdo javë, kursi trajton praktika të ndryshme profesionale të dobishme për mësimdhënësit.  

Temat javore përfshijnë: 

  • Planifikimin e mësimeve 
  • Menaxhimin e klasëve 
  • Resurset për klasa 
  • Vazhdimi i zhvillimit profesional  

Video-intervistat e shkurtëra me mësimdhënës me përvojë, janë të kombinuara me filma të zhvilluar në klasa mësimi për të i ilustruar pikat kryesore çdo javë.  

Ky kurs gjithëpërfshirës zgjatë gjashtë (6) javë, por në të njëjtën kohë është shumë fleksibil sepse ju duhet të përkushtoni vetëm dy orë në javë dhe kohën e organizoni sipas dëshirës.