Fitoni aftësi dhe praktika të reja të mësimdhënies

Duke mësuar për të zhvilluar orë mësimi të shkëlqyer, mësimdhënësit e gjuhës angleze u japin studentëve mundësinë më të mirë për të mbajtur në mend atë që kanë mësuar. Përmes këtij kursi, do të shikoni katër praktika profesionale dhe do të ndani përvojat tuaja të mësimdhënies.

Do të mësoni të kuptoni nxënësit tuaj dhe të ndërtoni një marrëdhënie me ta. Ju do të eksploroni faktorët kryesorë që duhet të mbani mend kur planifikoni orë mësimi dhe kurse, duke përfshirë përdorimin e burimeve si teknologjia dhe kartat (flashcards). Gjithashtu do të mësoni se si të menaxhoni mësimin dhe t'i mbani nxënësit të angazhuar me metodat tuaja të mësimdhënies.

Kujt i dedikohet kursi?

Ky kurs është për mësimdhënësit e gjuhës angleze në mbarë botën në çdo mjedis në nivel fillor, të mesëm ose të lartë.

SA KOHË DUHET TË INVESTOJ?

Kursi është jashtëzakonisht fleksibël dhe do të ju marrë kohë vetëm dy orë në javë, gjatë periudhës prej katër javësh, kështu që mund të praktikoni në çdo kohë që ju përshtatet. Ju mund të regjistroheni nga tani deri në ditën e fundit të kursit.