Eksploroni praktikën dhe teorinë e mësimdhënies përmes internetit

Me mbylljen e shumë shkollave dhe universiteteve në përgjigje të pandemisë Covid-19, shumë mësues u detyruan t'u përshtaten kushteve të ndryshme mësimore në mënyrë shpejt.

Gjatë këtij kursi, do të eksploroni mësimet përmes internetit si në teori ashtu edhe në praktikë- si të planifikoni mësimet dhe vlerësimet që të jenë të arritshme përmes internetit, si duket siguria në internet, dhe si të krijoni marrëdhënie me nxënësit. Do të mësoni se si të përfshini nxënësit në mësim përmes internetit, duke marë parasysh mjedise të ndryshme.

Çdo javë, ne do të rishikojmë elementet kyç të mësimit përmes internetit:

Bashkëveprim Krijimi i kushteve më të mira që nxënësit tuaj të bashkëveprojnë në mënyrë të kuptueshme dhe të mësojnë së bashku përmes internetit.
Praktika, vlerësimi dhe aritja Ndihmoni nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre të të folurit dhe të të shkruarit, dhe duke përdorur vlerësimin bëjini  nxënësit dhe prindërit  të vetëdijshëm për arritjen e tyre.

Ky kurs është për mësuesit e gjuhës angleze,të cilët përmes internetit mund t'i mësojnë nxënësit e rinj të moshës 5–17 vjeç. Për të qenë pjesëmarës në këtë kurs nuk duhet që të posedoni përvojë për mësimdhënie përmes internetit, ky kurs u dedikohet të gjithë mësimdhënësve të interesuar ( të rinjë apo me përvojë shumëvjeçare).

Edhe pse ky kurs ështe i dedikuar mësimit të gjuhës angleze, mësuesit e lëndëve të tjera gjithashtu mund ta konsiderojnë kursin të vlefshëm, pasi parimet e planifikimit të një ore mësimore të gjuhës angleze zbatohen sipas një ore mësimore e planifikuar për cilindo lëndë tjetër përmes internetit.