Ky kurs online gjashtë javësh rekomandohet për këdo që është i interesuar të hyjë në testin IELTS, poashtu të gjithë ata që janë duke e mësuar Gjuhën Algeze do të mësojnë nga këshillat që jipen në këtë kurs.

Kursi është i fokusuar në testin IELTS (International English Language Testing System). IELTS është testi më i njohur në botë i Gjuhës Angleze për arsimim të lartë dhe migrim. 

IELTS pranohet nga mbi 9,000 organizata mbarëbotërore përfshirë edhe univerzitete, punëdhënës, autioritete të migrimit dhe organizata profesionale. Globalisht mbi 2.2 milion teste të IELTS janë organizuar vitin e kaluar. 

Me këtë kurs ju i kaloni të gjitha fazat e testit IELTS- leximi, shkrimi, biseda dhe dëgjimi. Në secilën fazë gjeni këshilla nga tutori ynë dhe ekipa e edukatorëve të IELTS me përvojë. Poashtu do të kërkohet nga ju të ndani eksperiencat e juaja, këshilla, dhe mendime për nxënësit tjerë. 

Me mbarimin e kursit, ju do të: 

  • jeni në dijeni rreth të gjitha pjesëve të IELTS 
  • mësoni për këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të arrini cakun në IELTS 
  • kuptoni se si vlerësoheni në testin IELTS 
  • keni mundësi që të vlerësoheni për Anglishten e juaj të shkruar dhe folur nga kandidatët tjerë.

Të kuptoni IELTS: Të lexuarit

Ky kurs përqendrohet në testin e Leximit. Do të eksploroni formatin e testit dhe llojet e tekstit që duhet të lexoni dhe do të zhvilloni strategji mësimore për t'ju ndihmuar të trajtoni llojet e ndryshme të detyrave, nga zgjedhja e shumëfishtë deri tek e saktë, pa-saktë dhe jo e dhënë.

Do të shikoni gjithashtu strategjitë e përgjithshme të leximit që do t'ju ndihmojnë të përballoni llojet e teksteve komplekse për tema të panjohura që do të hasni në studimet tuaja për IELTS.

Regjistrohuni tani

Të kuptoni IELTS: Të folurit

Ky kurs përqendrohet në testin e të Folurit. Do të shikoni në detaje tre pjesët e testit dhe do të mësoni për katër kriteret që do të përdoren për të vlerësuar anglishten tuaj në të folur.

Këshillat dhe teknikat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni anglisht foljen tuaj dhe të ndërtoni teknika për t'ju ndihmuar të keni sukses. Përmes aktiviteteve praktike, do të ndërtoni besim dhe do të ndiheni plotësisht të përgatitur ditën e testit.

Regjistrohuni tani

Të kuptoni IELTS: Të dëgjuarit

Ky kurs përqendrohet në testin e dëgjimit. Ju do të eksploroni formatin e testit dhe do të zhvilloni strategji të të mësuarit për t'ju ndihmuar të trajtoni llojet e ndryshme të detyrave që ju përmbushni.

Ju gjithashtu shikoni strategji të përgjithshme të të dëgjuarit në anglisht që do t'ju ndihmojnë të përballeni me llojin e teksteve komplekse me tema të panjohura që do të përballeni në studimet tuaja për IELTS.

Regjistrohuni tani

Të kuptoni IELTS: Të shkruarit

Ky kurs përqëndrohet në testin e shkrimit akademik. Ju do të hulumtoni formatin e testit dhe zhvilloni strategji për secilin lloj të detyrës.

Ju mund të shikoni në grafikët në detyrën një, si t'i qaseni detyrës dhe gjuhës së nevojshme për një përgjigje të suksesshme. Ju do të diskutoni pyetjet e detyrë dy dhe do të mësoni se si të planifikoni, shkruani dhe kontrolloni esetë akademike.

Regjistrohuni tani

British Council ka më shumë se 80 vjet eksperiencë në mësimdhënien dhe vlerësimin e Gjuhës Angleze dhe organizon testet IELTS në më shumë se 100 vende. Kursi është shumë gjithëpërfshirës dhe fleksibil në të njejtë kohë. Do t’ju merr vetëm rreth dy orë të kohës së juaj, kështu që ju lejon që të ushtroni çfarëdo kohe që ju konvenon.

Më shumë