Mësoni si të nxerrni më të mirën nga studimet në Mbretërinë e Bashkuar

Ky kurs do t'ju japë të gjithë ndihmën që ju nevojitet për të studiuar dhe propsperuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ju do të njiheni me studimin në gjuhë angleze dhe se si janë strukturuar kurset e arsimit të lartë, duke fituar një pasqyrë të qartë se çfarë të presni. Ju gjithashtu do të zhvilloni aftësi të pavarësimit, duke përjetuar një shije të jetës në Mbretërinë e Bashkuar.

Prestigji i arsimit universitar në Mbretërinë e Bashkuar tërheq studentë nga e gjithë bota. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se tranzicioni në Mbretërinë e Bashkuar nuk është gjithmonë i lehtë. Shumica ndjehen të sfiduar nga sistemi i çuditshëm, dallimet kulturore dhe puna në një gjuhë tjetër.

PËRMES KËTIJ KURSI JU DO TË:

  • kuptoni kulturën akademike në Mbretërinë e Bashkuar dhe angazhimin që pritet nga ju
  • mësoni se çfarë njohurish gjuhësore dhe aftësi akademike janë të nevojshme për të arritur sukses
  • eksploroni mënyrën se si arsimi është i organizuar në arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe terminologjinë e tyre kryesore
  • keni qasje në burimet që janë në dispozicion për ju për të mbështetur mësimnxënien tuaj.