Shkrimi i një  e-mail-i është një nga aftësitë me vlerë universale, megjithatë shumë të rinj fillojnë punë pa ditur se si të shkruajnë një e-mail formal apo pa marrë asnjë lloj formimi. Për këtë arsye ne kemi përgatitur një kurs në internet, i cili do të zhvillojë aftësitë tuaja të planifikimit, organizimit, të shkrimit dhe të redaktimit. 

Gjatë këtij kursi, ju do të mësoni teknika për t'ju ndihmuar të shkruani e-mail-e që lexohen lehtë dhe kuptohen mirë. Deri në fund të kursit, ju do të jeni të aftë të:

  1. vini në zbatim teknikat e planifikimit dhe organizimit që shkrimi juaj të përmbush qëllimin e tij
  2. vlerësoni dhe përshtatni e-mail-e për lexues dhe situata të ndryshme
  3. hartoni dhe redaktoni e-mail-in për ta shkruar qartë, në mënyrë të përmbledhur dhe për t'u kuptuar lehtë

Ky kurs është i përshtatshëm për të gjithë profesionistët që punojnë, veçanërisht për të rinjtë që janë në pesë vitet e para të karrierës së tyre. 

Kursi kushton 42 paund britanik dhe përfshin akses të pakufizuar gjatë gjithë kohës që do të jetë i hapur (d.m.th do të mund t'u referoheni materialeve në çdo kohë) si edhe një certifikatë digjitale, e cila ju ndihmon të tërhiqni vëmendjen kur të aplikoni për një punë apo në universitet. 

Kursi "Si të Shkruani më mirë e-mail-et" është tepër fleksibël dhe gjatë një periudhë tre javore do t'ju duhen vetëm katër orë në javë nga koha juaj, kështu që mund të praktikoheni në çdo kohë që u përshtatet.