Vizitoni faqen e internetit The English Channel për të marrë pjesë në një konkurs  për të fituar një kurs një-javor në Mbretërinë e Bashkuar.

KONKURSI MBYLLET NË 28 SHKURT 2018 NË 23.59 (SIPAS MBRETËRISË SË BASHKUAR)

The English Channel ju mundëson akses në videot e artit dhe kulturës të Mbretërisë së Bashkuar dhe do ju ndihmojë të përmirësoni anglishten tuaj. 

The English Channel ju sjell koleksionin e artit britanik bashkëkohor i cili i përket British Council dhe partnerëve tanë. Nëpërmjet ekspozitave digjitale dhe videove, ju do të keni akses në shembuj real të gjuhës angleze në përdorim.

Kemi krijuar video dhe ushtrime interaktive nga ekspertë në mënyrë që ju të përmirësoni anglishten tuaj. Mund të praktikoheni me ushtrime fjalori dhe gramatike duke shijuar artin britanik.