Date
E Premte 22 Dhjetor 2017 - 18:00 to E Shtunë 30 Dhjetor 2017 - 23:59

Ne po lançojmë programin ‘Lidhjen e Qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Ballkanit Perëndimor përmes Teknologjisë Digjitale’ (Digital Cities) dhe thirrjen e hapur për qendra, sipërmarrje apo ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Afati i aplikimit është ditën e Shtunë, 30 Dhjetor 2017.

Përgjatë programit, ne do të lidhim 12 qytete nga Mbretëria e Bashkuar me 12 qytete nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) përmes industrisë digjitale, me fokus në inovacionin në industritë kreative dhe teknologjinë në arsim. Me programin synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e industrisë së teknologjisë digjitale në Ballkanin Perëndimor dhe në Mbretërinë e Bashkuar duke përforcuar politikat dhe strategjinë, duke lehtësuar qendrat dhe rrjetet e qyteteve dhe duke zhvilluar aftësitë e profesionistëve dhe liderëve të qendrave në 12 qytete nga Mbretëria e Bashkuar dhe 12 qytete në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky projekt financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga British Council në partneritet me Culture Code.

Programi bashkon politikë-bërësit dhe krijuesit e strategjisë, si dhe sipërmarrjet, qendrat digjitale dhe krijuese dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që punojnë në inovacion në fushat e digjitalizimit të administratave të qytetit, industrive kreative dhe arsimit digjital.

Ne do të lidhim dhe zhvillojmë kapacitetin e sipërmarrjeve, qendrat digjitale dhe krijuese dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme digjitale të cilat punojnë në fushat e inovacionit në industritë krijuese dhe edukimin digjital, duke siguruar rrjetëzim të drejtpërdrejtë, ndërtimin e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive, si dhe bashkëpunimin dhe shkëmbimin e mundësive.

Duke marr pjesë në këtë projekt, profesionistët e industrisë digjitale nga Ballkani Perëndimor do të kenë mundësinë të:

  • marrin pjesë në hulumtimin dhe vlerësimin e nevojave të industrisë digjitale të Ballkanit Perëndimor
  • lidhen me një homolog të ngjashëm nga Mbretëria e Bashkuar dhe të kryejnë vizita shkëmbimi dhe njohjeje në Mbretërinë e Bashkuar (Janar-Shkurt 2018)
  • marrin pjesë në një konferencë për zhvillimin e kapaciteteve dhe ture studimi në Mbretërinë e Bashkuar në periudhën 16-20 Shkurt 2018
  • attend a capacity development conference and study tour in the UK in the period from 16 to 20 February 2018
  • zhvillojnë projekte bashkëpunuese me Mbretërinë e Bashkuar, të mbështetur nga trajnues nga qendra me eksperiencë e ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe të aplikojnë për grante projekti të bashkëpunimit të British Council të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Ballkanit Perëndimor (Janar-Mars 2018)
  • marrin pjesë në konferencën finale të rrjetëzimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në Mbretërinë e Bashkuar në fund të Mars 2018 dhe të paraqesin rezultatet e veprimeve të ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit.

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes për organizatat pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit e tyre do të mbulohen nga projekti, duke përfshirë kostot e udhëtimit, akomodimin dhe ushqimin. Organizatat e kualifikueshme mund të jenë OJQ, qendra, inkubatorë, përshpejtues, sipërmarrës dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme që veprojnë në fushën e inovacionit në digjitalizimin e administratave të qytetit, industrive kreative dhe edukimit digjital nga një nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni , Mali i Zi dhe Serbia).

SI TË APLIKONI?

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të japin sa më shumë përshkrime të hollësishme në përgjigjet e mundshme. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 30 Dhjetor 2017, në orën 23.59 CET, duke dërguar një email me subjekt "Connecting Cities Application" me formularin e bashkangjitur të aplikimit tek alma.hasic@britishcouncil.ba. Aplikimet nga individë dhe nga organizatat qeveritare nuk do të merren parasysh.

Dymbëdhjetë organizata / kompani nga Ballkani Perëndimor dhe Britania e Madhe (24 gjithsej) do të përzgjidhen si përfitues të projektit, ndërsa organizatat që përzgjidhen por nuk janë përfituese do të kenë mundësinë të përfitojnë në edukimin individual dhe even-et e rrjetëzimit.