Date
E Hënë 30 Nëntor 2015 - 11:37 to E Shtunë 19 Dhjetor 2015 - 11:37
Mbrapa në fillim
Kurs online

Përmirësoni aftësitë tuaja të gjuhës angleze teksa eksploroni Magna Carta, "aktin e madh" 800 vjeçar që i dha drejtim botës.

Ju do të zhyteni në histori dhe do të zbuloni se si një traktat paqeje i nënshkruar nga një mbret anglez në vitin 1215 arriti të bëhej një simbol kaq i rëndësishëm për lirinë dhe të drejtat e njeriut anembanë botës, ndërkohë që vëreni shembuj të përdorimit të gjuhës angleze në të shkruar.

Bazuar në përmbajtjen e cilësisë së lartë për mësimin e gjuhës të Keshillit Britanik, ky kurs do t'ju ofrojë mundësinë të:

  •  praktikoni aftësitë tuaja nëpërmjet internetit
  • lidheni me njerëz nga mbarë bota
  • përmirësoni anglishten tuaj
  • zgjeroni më tej botëkuptimin tuaj për kulturën britanike

Në çdo fazë të kursit, do të udhëhiqeni nga një mësues nëpërmjet videove dhe nga skuadra e edukatorëve nga njëra temë e kursit në tjetrën. Ky kurs ka fokus gjuhësor dhe ky fokus do të përcillet nëpërmjet disa shembujve të përdorimit të gjuhës angleze në video apo tekste të shkruara. 

Kursi Të studiojmë më imtësisht gjuhën Angleze: Magna Carta është mjaft fleksibël pasi merr nga koha juaj vetëm 2 orë në javë, kështu ju mund të praktikoni në cilëndo kohë që ju përshtatet më shumë. Kursi zgjat për tre javë por ju mund të bëheni pjesë e tij edhe pasi ai të ketë filluar.

Kursi falas online fillon të Hënën data 30 Nëntor.