Date
E Mërkurë 15 Prill 2020 -
14:00 to 15:00
Mbrapa në fillim
Online event

Si pjesë e programit tonë #Qëndronështëpi me British Council, ne po organizojmë një seri bisedimesh në internet që do t'ju ndihmojnë të lidheni me kolegë nga e gjithë bota dhe të ndani përvojën tuaj. Më 15 prill ne po organizojmë një seancë të drejtpërdrejtë me Dr Harry Kuchah,drejtor i IATEFL

Gjatë seancës, Dr Kuchah do të prezantojë punën e IATEFL dhe do të japë më shumë informacion mbi përfitimet e ketij asociacioni për të gjithë. Ai gjithashtu do të shpjegojë mënyra të ndryshme për t'u angazhuar me IATEFL dhe se si mund të përdorni burimet e IATEFL në internet për të vazhduar zhvillimin tuaj profesional.

Ju do të informoheni më shumë rreth IATEFL Global Get-Together që do të zhvillohet më 18 dhe 19 Prill.Kjo ngjarje online do të bashkojë profesionistë të mësimdhënies të gjuhës angleze nga e gjithë bota, pa pagesë.

Në fund të seancës, Dr Kuchah do t'u përgjigjet  pyetjeve tuaja live, prandaj shpresojmë që të jeni të përgatitur.

Rreth folësit 

Dr Kuchah është Ligjërues në  Universitetin e Edukimit të Gjuhëve në Leeds, MB. Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në një sërë iniciativash për edukimin e mësuesve dhe zhvillimin e materialeve në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Jug-Lindore dhe Evropë. Kohët e fundit, ai ka shërbyer si këshilltar në Këshillin e Evropës, në Shqipëri, me Windle Trust International në Sudanin e Jugut dhe me British Council në Afganistan, Cote d'Ivoire, Guinea dhe Senegal. Ai është një nga "30 udhëheqësit e ardhshëm" të Shoqatës Ndërkombëtare të TESOL në ELT dhe drejtor i IATEFL.