Prestigji i shkollimit universitar në Mbretërinë e Bashkuar tërheqë studentë nga e gjithë bota. Mirëpo, hulumtimet tregojnë se kalimi në Mbretërinë e Bashkuar nuk është gjithmonë i lehtë. Shumë njerëz ndjehen të sfiduar nga sistemi i çuditshëm, dallimet kulturore dhe të punuarit në një gjuhë tjetër.
Ky kurs falas në internet do t'ju japë të gjitha informacionet që ju nevojiten për të studiuar dhe për të qenë i suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Do të njiheni rreth të studiuarit në gjuhën angleze dhe se si janë të strukturuara lëndët mësimore në arsimin e lartë, dhe do ta kuptoni qartë se çka të prisni. Njëherit do të zhvilloni aftësi të pavarura, derisa e shijoni paksa se si është të jetosh në Mbretërinë e Bashkuar.