SI DËSHIRONI QË APTIS TË FUNKSIONOJ PËR JU?
- Ju administroni testin: Ne ju ofrojmë çdo gjë që ju nevojitet për të kryer testin. Ju vetë monitoroni progresin dhe nxirrni vetë raportet tuaja.
- Ne administrojmë testin: Ne kuptojmë nëse biznesi apo organizata juaj nuk ka kohë të menaxhojë mbajtjen e testit, kështu që ne mund të menaxhojmë testin për ju: duke filluar nga rregullimi i kompjuterave deri te prezantimi i rezultateve. Ne po ashtu mund të bëjmë mbikëqyrjen dhe ofrojmë kushte të sigurta testimi.
REZULTATET
Rezultati i përshkallëzuar (0-50) do të ju jepet për secilën aftësi të testuar, dhe mund të përdorni këtë që të krahasoni kandidatët individual.
Gjithashtu, ju ndihmon që të matni progresin nëse kandidatët janë duke përsëritur testin.
Mund të zgjidhni mënyrën e marrjes së rezultatit, një nga një apo si grup, duke ju mundësuar kështu të analizoni performancën e individëve apo departamentit në tërësi.