Çfarë është Aptis for Teens?
- Aptis for Teens është një mjet vlerësimi i zhvilluar nga British Council dhe është hartuar specifikisht për adoleshentët në moshat 13 deri në 17.
- Adoleshentët testohen përmes tematikave dhe skenareve të përshtatshme për ta si për shembull: media sociale, detyrat e shtëpisë, eventet shkollore ose sportive pwr tu familjarizuar me testin. Kjo përqasje moderne ndaj testimit i lejon kandidatët të demostrojnë plotësisht njohuritë e tyre të gjuhës angleze duke i lejuar të fokusohen tek aftësitë e tyre të anglishtes.
- Aptis for Teens mund të integrohet në sistemin aktual arsimor i cili lejon që niveli i anglishtes së nxënësve të matet në mënyrë efikase përgjatë të gjithë kohës.
- Shkollat, qëndrat e gjuhëve, organizatat private dhe publike mund të vendosin nëse preferojnë versionin në kompjuter ose versionin në letër nëse nevojitet.
- Një përqasje moderne dhe argëtuese ndaj testimit, Aptis for Teens është një test i shekullit 21 për mendjet e shekullit 21.
Kush mund ta përdorë?
- Shkollat fillore dhe të mesme
- Ministritë e Arsimit në të gjithë botën
- Shkollat e gjuhëve të huaja
- Mësues privatë
- Shkollat dygjuhëshe
Përse të zgjidhet Aptis for Teens?
- Aptis for Teens ju ndihmon të përgatisni nxënësit tuaj. Rezultatet e testit do t’ju mundësohen me pike sipas CEFR për secilën aftësi dhe një nivel mesatar nëse zgjidhni të testoheni me testin me 4 aftësi.
- Ju do të mund vendosni nxënësit sipas nivelit dhe identifikoni aftësitë që kanë nevojë për përmirësim.
- Aptis for Teens do t’ju ndihmojë të vlerësoni programet e mësimdhënies dhe të testoni progresin e nxënësve përgjatë një periudhe të vazhduar kohore.
- Aptis for Teens me 4 aftësi supervizohet dhe sigurohet nga British Council dega Shqipëri.
- Aptis for Teens është fleksibël; ju mund të zgjidhni një datë që ju përshtatet ju dhe organizatës tuaj.
Fleksibiliteti qëndron gjithashtu edhe në mënyrën e raportimit pasi pikët raportohen në mënyrë individuale si edhe në grup.
Pikë të shkallëzuara (0–50) jepen për secilën aftësi të testuar dhe kjo mund të përdoret për të krahasuar kandidatin me grupin e tyre si edhe të masë progresin nëse kandidati ritestohet. Bashkë më pikët e shkallëzuara ne gjithashtu japim edhe nivel (A1-C) sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës (CEFR) për secilën aftësi të testuar. Nëse testoheni me të 4 aftësitë, do të mund të merrni një rezultat mesatar (CEFR).