What is Aptis
    • Aptis jep rezultate të sakta dhe të besueshme për nivelin e anglishtes në organizatën tuaj. Si rezultat, ju mund të merrni vendime më të mira në proçeset e rekrutimit, zhvillimit dhe trajnimit të fuqisë punëtore. 
    • Aptis është fleksibil dhe i përdorshëm për të bërë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve.
    • Ju lejon që të testoni saktë aftësitë tuaja të cilat janë bashkëkohore për kërkesat që ju keni dhe me rezultate të shpejta. 

SI ËSHTË I STRUKTURUAR TESTI?

      • Aptis teston aftësitë gramatikore, në fjalor dhe ato të gjuhës (të folurit, shkrimi, leximi dhe dëgjimi). Çdo person që testohet duhet të kryejë një test në gramatikë dhe në fjalor dhe pastaj në aftësitë e anglishtes sipas kërkesave/nevojave tuaja. 
      • Testi fillon me pyetje të përgjithshme dhe pastaj vazhdon me detyra më të specifikuara. Secili test vlerëson nivelet e Anglishtes prej  A1-C. 

SI TË ZGJiDHNI testin APTIS QË JU DUHET

Mund të zgjidhni të testoni të gjitha aftësitë (të folurit, shkrim, lexim dhe dëgjim) apo vetëm ato të cilat janë më të përshtatshme për organizatën tuaj.

Për shembull, nëse jeni menaxher i Burimeve Njerëzore dhe keni për detyrë rekrutimin e stafit tuaj të zyrës së pranimit, atëherë prioritet për ju mund të jetë vlerësimi i anglishtes së tyre të folur dhe atë të shkruar. Mirëpo, nëse dëshironi të vlerësoni të gjitha aftësitë gjuhësore të mësimdhënësve tuaj atëherë ju duhet testimi në katër aftësi: të folur, shkrim, dëgjim dhe lexim.

Ne mund t'ju këshillojmë se si mund të përdorni testin Aptis në mënyrën më të përshtatshme 

Nëse kërkesat tuaja të testimit janë për rekrutim, zhvillim të fuqisë punëtore apo trajnim, Aptis është mënyra e avancuar e testimit që ju përshtatet kërkesave tuaja. 

LLOJET E testit APTIS

APTIS I PËRGJITHSHËM 

Aptis i Përgjithshëm është testi themelor i vlerësimit. Ky test mund të modifikohet sipas kërkesave të biznesit apo organizatës tuaj, për shembull për të mbuluar industritë konkrete si (biznes, turizëm, etj) si dhe për aftësitë të cilat dëshironi t'i testoni. 

APTIS I AVANCUAR

Aptis është një mjet inovativ vlerësues, i cili ju ndihmon të bëni testim të saktë të njohurisë së gjuhës angleze-  leximin, shkrimin, dëgjimin dhe të folurit. I teston aftësitë gjuhësore në rastet ku nevojitet të testohet nivel më I lartë i gjuhës angleze (CEFR* B1-C2).

APTIS PËR MËSIMDHËNËS 

Aptis për Mësimdhënës është i hartuar për të gjithë punonjësit e arsimit për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkollën tuaj.

Mëso më shumë rreth Aptis për Mësimdhënës

APTIS PËR ADOLESHENTË

Aptis për Adoleshentë është një test i përgjithshëm i anglishtes i përshtatshëm për moshën 13-15 vjeçare. Është i hartuar të plotësojë kërkesat e të rinjëve që janë duke mësuar gjuhën për të zhvilluar aftësitë e tyre të anglishtes.

Merr më shumë informacione rreth Aptis për Adoleshentë

Linke të jashtme