Prepare for your test day
Prepare for your test day image

Nëse dëshironi të arrini rezultatin e merituar, duhet të bëni përgatitjet e duhura për provimin. Duhet të mësoni sa më shumë gjuhën angleze si dhe të dini se çfarë do te ndodhe gjate dites se provimit. Ne i kemi përmbledhur disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që të  jeni të suksesshëm: 

Keshilla per sukses

  • Sigurohuni qe te jeni familjarizuar me formatin e provimit që të shmangni befasi të padëshirueshme ditën e provimit.
  • Ushtrohuni me pyetjet tip si dhe mësoni kriteriet e vlerësimit për IELTS.
  • Inçizoni veten duke folur në gjuhën angleze si pjesë e ushtrimeve për provimin e IELTS. Pastaj dëgjoni inçizimin në mënyrë që të shikoni ku keni hezituar, ku keni përsëritur fjalët, ku keni bere gabimet gramatikore si dhe të dalloni se kur keni folur shumë shpejt – keto janë katër aspektet kryesore të pjesës folëse të provimit.   
  • Nënvizoni fjalët kryesore në pyetjet gjatë pjesëve të Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit: sigurohuni se i keni kuptuar mirë pyetjet dhe se çfare kërkohet në përgjigje. Bëni një plan për përgjigjet e pjesës së Shkrimit para se të filloni te shkruani
  • Mësoni dhe identifikoni sinonimet (fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë). Në pjesët e Dëgjimit dhe Leximit shpesh do të hasni nga një fjalë kyçe në pyetje, pastaj do të dëgjoni një fjalë tjetër me kuptimin e njëjtë në tekst – dhe në këto raste duhet të bëni lidhjet e duhura të fjalëve/fjalive në tekst. Përdorimi i sinonimeve është gjithashtu i nevojshem në sesionet e Bisedës dhe Shkrimit për të treguar pasurinë e fjalorit tuaj. 
  • Verifikoni përgjigjet tuaja me kujdes në pjesët e Dëgjimit dhe Leximit. Sigurohuni qe i keni ndjekur udhëzimet me kujdes, në të kundërt mund të humbisni pikë. 
  • Një ditë para testit ju këshillohet që të pushoni mirë dhe të arrini në vendin e testimit së paku një orë më herët. Vonesat do të ndikojnë edhe në perfomancën tuaj.