Merrni rezultatin e IELTS që ju nevojitet me materialet tona online pa pagesë. Regjistrohuni për uebinaret tona pa pagesë dhe Study Pack dhe ju do të keni qasje në uebinare, aktivitete për ushtrim pa pagesë, platforma online dhe teste praktike. Lexoni më tej për të mësuar më shumë dhe aplikoni.

Uebinare për përgatitje falas

Këtu do të gjeni një seri uebinaresh përgatitore falas për IELTS që kanë për qëllim t'ju ofrojnë mbështetjen që ju duhet të përgatiteni për testit gjatë kësaj kohe të vështirë.

Uebinaret përgatitorë për IELTS do të zhvillohen nga ekspertë të IELTS gjatë nëntë javëve të ardhshme, dy herë në javë. Secili uebinar do të zgjasë përafërsisht 60 minuta dhe do t'ju ndihmojë të zbuloni se çfarë të prisni gjatë testit. Ata gjithashtu do t'ju ndihmojnë në përgjigjen e pyetjeve të bëra shpesh për secilën pjesë të testit: Të Dëgjuarit, Të Lexuarit, Të Shkruarit dhe Të Folurit.

Ne ju sugjerojmë të regjistroheni në uebinare sa më shpejt që të jetë e mundur sepse numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

IELTS Expert, sesionet në Facebook

Ju gjithashtu mund të merrni pjesë në sesionet tona live të IELTS Expert, që bëhen të Premteve – Bashkohuni tani!

Shpërndani në rrjetet sociale