Pa marrë parasysh se ku dhe kur doni të përgatiteni për testin tuaj IELTS, Këshilli Britanik është në dispozicion për të ndihmuar. Me aplikacionet tona pa pagesë për përgatitje mund të përgatiteni kudo dhe kurdo!

Aplikacioni për përgatitje IELTS

I përqendruar në pjesë të dëgjimit dhe të folurit të testit, ky aplikacion do t'ju ndihmojë gjithashtu të zgjeroni fjalorin tuaj, të ushtroni gramatikën dhe të kuptoni se çfarë të bëni në ditën e testimit tuaj. Do të keni mundësi të testoni njohuritë tuaja duke bërë ushtrime gramatikore, duke ushtruar dëgjimin dhe të folurit dhe duke parë videot e intervistave me gojë në IELTS.

Aplikacioni ynë për përgatitje të IELTS gjithashtu përcjell progresin tuaj dhe shpjegon kriteret e vlerësimit të IELTS në mënyrë që ju të dini nëse jeni gati për të kaluar testin me rezultatin që ju nevojitet.

Mund të caktoni madje edhe një rikujtues të ditës së testimit dhe të kontrolloni sa progres jeni duke bërë. Aplikacioni po ashtu ju mundëson të shënjoni faqet e dobishme në mënyrë që të mund t'i gjeni lehtë. 

Shkarkoni Aplikacionin për përgatitje në Google Play  

Shkarkoni Aplikacionin për përgatitje IELTS në App Store

Shpërndani në rrjetet sociale