Ne e kuptojmë që marrja e rezultateve është shumë e rëndësishme për ju. Ne e dimë që ju i doni ato shpejt, por është po aq e rëndësishme që t’ju japim rezultatin i cili reflekton drejtëperformancën tuaj.  

Ju mund t’i merrni rezultatet tuaja të IELTS pas 13 ditëve kalendarike nga data e testimit.  

REZULTATET E IELTS-IT PËRMES INTERNETIT DHE ME POSTË

Ju do të keni mundësi të shihni rezultatet tuaja përmes internetit, 13 ditë pas datës së zhvillimit të provimit të shkruar. Ju mund ti merrni rezultatet dhe personalisht në zyrën tonë në Tiranë. Ju lutem na kontaktoni me adresën tuaj të plotë nëse dëshironi që çertifikata t’ju postohet.  

Rezultatet nuk mund të përcillen nëpërmes telefonit, me postë elektronike apo me faks.  

RAPORTI I TESTIMIT

Ju do të merrni vetëm një kopje të Raportit të Testimit. Fatkeqësisht, nuk mund të lëshohen të tjerë në rast të humbjes së tij. 

Raporti I Testimit Për Institucione

Ne mund të dërgojmë deri në pesë kopje shtesë të FRT-së tuaj direkt në institucionet ku po aplikoni (për shembull universitete, oficerë të emigracionit, etj.) Nëse dëshironi ta bëjmë këtë, ju lutemi përfshini adresat përkatëse në portalin Test tester brenda dy viteve të marrjes së testit.

Ju lutem vini re, se në qoftë se dëshironi që një kopje origjinale e Formës suaj të Raportit të Testit t’i dergohet ndonjë institucioni, pas datës së provimit, do ju duhet të paraqisni një Formë Kërkese dhe të kryeni një pagesë prej 500 ALL.

Institucionet zakonisht kërkojnë kopje origjinale të formës së raportit të testit. Fotokopje të Raportit të Testimit nuk do  të pranohen.

Institucionet mund të shohin pikët e kandidatëve përmes Shërbimit të Verifikimit të Raportit të Testimit të IELTS-it. Për ta bërë këtë atyre i duhet numri i Formës suaj të Rapotimit të Testit, i cili mund të gjendet në cepin e poshtëm të djathtë të Formës suaj të Raportit të Testit. 

Vlefshmëria e Formularit të Raportimit të Testimit 

Institucionet zakonisht nuk pranojnë Formën e Raportimit të Testimit që nuk janë marrë brënda dy viteve të fundit. Pas kesaj periudhe ju duhet të paraqisni pranë tyre dokumenta mbështetëse qe tregojnë se e keni ruajtur ose përmirësuar Anglishten që prej periudhës kur keni kryer provimin.

Për më shumë vizitoni Formularët e Raportimit të Testimit 

KUPTO REZULTATET E TUA TË IELTS 

IELTS ofron rezultate për të gjitha nivelet e gjuhës angleze: nuk ka note kalimtare apo ngelëse. Ju do të merrni një rezultat nga zero deri në nëntë për secilën pjesë të provimit– Dëgjimi, Leximit, Shkrimit dhe për të Folurit. 

Merrni më shumë informacion si të kuptoni rezultatin tuaj të IELTS dhe sistemin me nëntë grada. 

Zbuloni se si ekuivalentohen rezultatet e IELTS me  Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referimit nga Këshilli i Evropës (CEFR)

Pyetje rreth rezultatevaja te tuë provimit IELTS

Është e pazakontë që të ketë gabim në korrigjimin e provimeve. Megjithatë, nëse ju besoni që një gabim ka ndodhur, mund të aplikoni për Sherbimin e Rivlerësimit të Rezultateve për të rikorrigjuar provimin tuaj. Kjo proçedurë duhet të bëhet brenda gjashtë javësh pas datës së provimit. Ju mund të zgjidhni cilën pjesë të testit dëshironi që të rivlersoni. 

Rezultati juaj pas rivlerësimit do të jetë gati pas 2 deri 21 ditë, varësisht nga disa faktorë duke përfshirë këtu numrin e aftësive  të kërkuara për rivlerësim. Nëse ju akoma nuk keni marrë përgjigje pas 28 ditësh, Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme rreth ketij shërbimi. Këtu mund të shkarkoni formën për të aplikuar për këtë shërbimin e Rivlerësimit të Rezultateve.

 Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme rreth ketij shërbimi.

A mund të ri-testohem?

Ju mund ta jepni provimin sa herë të dëshironi. Megjithatë, ju lutemi vini re që për të përmirësuar ndjeshëm rezultatin tuaj është e domosdoshme të studiohet më shumë. Hulumtimet e IELTS-it tregojnë se rezultatet nuk kanë gjasa të përmirësohen pa mësim të mëtejeshëm të Anglishtes.