Çfarë është IELTS për UK vizat dhe Imigracion (UKVI)?

Nëse jeni të interesuar të punoni ose studioni në Britaninë e Madhe, mund të ju nevojitet të aplikoni për vizë për Britani të Madhe dhe të demonstroni se keni përmbushur nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës angleze duke iu nënshtruar Testit të Sigurisë për Njohjen e Gjuhës Angleze (SELT) të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, siç është IELTS për UKVI(Academic dhe General Training) ose IELTS - Life Skills.

Cili është dallimi në formatin e testit ndërmjet IELTS dhe IELTS UKVI?

IELTS dhe IELTS UKVI janë të njëjta sa i përket formatit, përmbajtjes, notimit dhe nivelit të vështirësisë. Sidoqoftë, Forma e Raportit të Testit që përmban rezultatet tuaja është paksa e ndryshme për të treguar se i jeni nënshtruar testit në një lokacion zyrtar për IELTS UKVI, e cila është aprovuar nga Zyra për punë të brendshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Cilin format të testit duhet ta zgjedh?

Nëse jeni student, ju lutem kontrolloni me universitetin / kolegjin / shkollën tuaj se cili është testi që ju nevojitet para se ta rezervoni.

Nëse po aplikoni për vizë studentore (Tier 4) në një institucion të arsimit të lartë për të filluar drejtpërsëdrejti studimet për diplomë bachelor ose pasuniversitare në një universitet që është "Sponsor Tier 4", duhet të përmbushni nivelin e gjuhës angleze të përcaktuar nga institucioni. Të gjitha universitetet dhe kolegjet britanike pranojnë rezultatet e IELTS Academic. Kjo do të thotë që ju mund të mos keni nevojë të hyni në testin IELTS UKVI (Academic), por mund të dorëzoni rezultatet e IELTS Academic

Nëse NUK jeni student, ju lutem kontrolloni se cili format i testimit ju nevojitet me organizatat për të cilat po aplikoni, përpara se ta rezervoni testin.

Ne ofrojmë IELTS UKVI në Tiranë, Shqipëri

Testi Përshkrimi Çmimi
IELTS UKVI Academic Nënshtrojuni këtij testi nëse universiteti ose organizata ku po aplikoni ka kërkuar që t'i nënshtroheni testit IELTS për UKVI (Academic). 195 EUR
IELTS UKVI General Training Nënshtrojuni këtij testi nëse doni të migroni në Mbretërinë e Bashkuar ose dëshironi të trajnoheni ose për studime Bachelor. 195 EUR
IELTS Life Skills A1 Nënshtrojuni këtij testi nëse keni nevojë të testoni aftësitë tuaja në të folur dhe dëgjim në anglisht si pjesë e aplikimit tuaj për vizat në Mbretërinë e Bashkuar dhe imigrim për vizat "familjare për personat me qëndrim". 175 EUR
IELTS Life Skills B1 Nënshtrojuni këtj testi nëse keni nevojë të testoni aftësitë tuaja në të folur dhe dëgjimin në anglisht, si pjesë e aplikimit tuaj për vizat në Mbretërinë e Bashkuar dhe imigrim për leje të pacaktuar për të qëndruar ose shtetësi. 175 EUR

Çfarë përfshin tarifa? Tarifa jonë e testit IELTS përfshin materiale ekskluzive të përgatitjes, teste praktike falas dhe shumë më tepër.

Testimi në IELTS UKVI me Këshillin Britanik

IELTS për testet e UKVI (Academic dhe General Training) dhe IELTS Life Skills zhvillohen në një qendër testimi të aprovuar nga UKVI. Këshilli Britanik ka vendet e aprovuara nga UKVI në të gjithë botën.

In this section