British Council ka më shumë se 75 vite përvojë në mësimdhënien dhe testimin e gjuhës angleze. Ne kemi ndihmuar njerëz në më shumë se 130 vënde që të marrin kualifikime për gjuhën angleze për t’i ndihmuar të përfitojnë më shumë nga mundësitë që ata kanë në jetë. Kjo është një përvojë mjaft e gjatë dhe kjo do të thotë që nëse kryeni një testim të gjuhës angleze me ne, mund të jeni të sigurtë se do të kujdesemi mirë për ju. 

Këtu do të gjeni vetëm disa arsye se pse miliona njerëz kanë kryer IELTS me British Council: 

  • Mbështetje e specializuar: Duke filluar nga videot dhe librat dhe deri në kurset interaktive në internet, ju keni akses në materialet më të mira përgatitore për t'ju ndihmuar të dilni mirë në testin tuaj.
  • Materiale falas: “Rruga për tek IELTS” është kursi i njohur përgatitor në internet i British Council. Kur regjistrimi juaj konfirmohet për testin e IELTS me ne, ju gjithashtu fitoni përdorimin e 30 orë trajnim falas. 
  • Data dhe vënde të përshtatshme: Ne kemi më shumë se 500 vënde për testime në më shumë se 100 shtete. Kjo do të thotë se keni një gamë shumë të gjerë të opsioneve se ku dhe kur do të merrni testin tuaj. 
  • Rezervim i lehtë: Ju mund të rezervoni provimin tuaj te IELTS nëpermjet internetit.
  • Rezultate të shpejta: Ne garantojmë se ju do të keni mundësi të shihni rezultatet tuaja në internet brenda 13 ditëve nga data e kryerjes së provimit.
  • Kërkesa të veçanta: aftësia juaj në gjuhën angleze do të vlerësohet objektivisht, pavarësisht nga aftësia e kufizuar apo nevoja të veçanta që mund të keni. Zbuloni më shumë rreth asaj se si ne mund të lehtësojmë kërkesat tuaja të veçanta. Ju lutem vini re se do t’ju nevojitet një çertifikatë mjekësore e lëshuar brenda dy viteve të fundit nga koha e regjistrimit.