Udhëzuesi i angazhimit të punëdhënësit

Ne e kemi zhvilluar këtë "Udhëzues të angazhimit të punëdhënësit" për t'i ndihmuar kompanitë të krijojnë marrëdhënie cilësore me shkollat profesionale për të gjetur mënyrat më të mira për të punuar së bashku. Këtë udhëzues praktik e kemi bërë për t'ju mbështetur si juve ashtu edhe sektorin e arsimit në Ballkanin Perëndimor që të pajisni të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë që u korrespondojnë nevojave të ardhshme të biznesit tuaj.

Ky udhëzues përmban një gamë të gjerë idesh të marra nga shembuj realë nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar. Ai do të tregojë se si angazhimi i punëdhënësit ka funksionuar dhe u ka dhënë nxënësve aftësitë që u nevojiten aktualisht punëdhënësve realë. Ne shpresojmë që ju ta gjeni këtë udhëzues të dobishëm dhe që t'ju japë ide dhe informacione të mjaftueshme për të bërë një ndryshim pozitiv dhe për t'i dhënë formë sektorit arsimor.

Ne e kemi hartuar këtë udhëzues me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme dhe të Komonuelthit, në kuadër të projektit "Angazhimi i punëdhënësve dhe reformimi i arsimit dhe i formimit profesional në Ballkanin Perëndimor".

Nëse ju nevojiten më shumë informacione rreth punës sonë në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional, ju lutemi kontaktoni me kolegen tonë Daniela Nuredini.

Mund t'ju interesojë gjithashtu edhe revista jonë online Vocational Education Exchange që përqendrohet në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.