Idetë ndryshojnë jetën

A keni ndonjë ide të shkëlqyer digjitale që ka potencial për të krijuar një botë më të mirë? Bashkojuni sfidës sonë dhe ju mund të fitoni një çmim prej  £20,000  dhe një shans për të punuar me ekipin tonë Digjital, të partneritetit dhe Inovacionit në një nismë për të ndihmuar në realizimin e njërit prej gjashtë Qëllimeve të Qëndrueshme të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Çfarë janë qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm?

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (QZHQ), të njohura edhe si Qëllimet Globale, janë një plan për të arritur një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Zgjidhja juaj digjitale duhet të ndihmojë botën në adresimin e një ose më shumë prej këtyre gjashtë QZHQ-ve:

 Nëse ideja juaj pëzgjedhet, ju do të merrni një çmim prej £20,000 funta dhe ne do të punojmë me ju për t’a realizuar dhe pastaj për ta promovuar atë për të arritur njerëzit në ndonjë ose në më shumë se 100 vende në të cilat punojmë.

Si të përfshiheni?

Idetë Ndryshojnë Jetën është i hapur për individët dhe organizatat e çdo madhësie të cilat gjenden kudo në botë. Për të aplikuar ju duhet të plotësoni formularin tonë të aplikimit online deri në mesnatë (sipas kohës UK) më 23 nëntor, duke përshkruar me 250 fjalë se si ideja juaj mund të ndryshojë botën. Të gjithë finalistët do të shpallen më 30 nëntor dhe të dy fituesit do të shpallen në mesditë më 21 dhjetor.