Si bashkëpronar të testit IELTS, ne ju ndihmojmë me ekspertizën tonë që të përgatiteni për ditën e testimit dhe të merrni rezultatin që ju nevojitet. Kurset tona ofrojnë një përvojë të personalizuar me mësuesit që do t'ju pajisin me aftësi dhe teknika për të marrë testin me siguri.

Të gjitha kurset bazohen sipas modelit të mësimit përmes internetit, në kombinim me një komponent vetë-studimi, i cili do t'ju ndihmojë të ndërtoni vetëbesimin tuaj dhe të jeni gati për ditën tuaj të testimit. Këto kurse zhvillohen nga mësues të aprovuar nga British Council me përvojë në mësimin e gjuhës dhe përgatitjen e testit.

Zgjidhni një nga kurset më poshtë bazuar në nevojat tuaja dhe sigurohuni që të jeni gati për testin tuaj të IELTS.

Kurset e disponueshme:

Kurs intensiv gjatë fundjavës

Kohëzgjatja 8 orë
Çmimi € 49.99
Orari   E shtunë dhe e dielë | 10.00–14.30 dhe 30 min pushim

PËR CILIN ËSHTË KY KURS?

Ky kurs është për studentët që do të bëjnë testin Academic IELTS përmes kompjuterit, fokusi i të cilit është përgatitja e pjesëve të të folurit dhe të shkruarit.

ZHVILLIMI I KURSIT

Kursi përfshin orë mësimore të realizuara përmes platformës Zoom. Gjatë fundjavës, ju do të njiheni me strategjitë dhe teknikat specifike të detyrave të të folurit dhe të shkruarit, rregullisht do të bëni teste të simuluara dhe do të merrni vlerësime të personalizuara. 

Rezervo tani

Kursi i IELTS për pjesën e të folurit dhe të shkruarit

Kohëzgjatja 3 javë (27 orë)
Çmimi € 119.99

Orari 

4 orë mësimore përmes internetit dhe 5 orë mësim individual me udhëzues në javë

PËR CILIN ËSHTË KY KURS?

Ky kurs është për studentët që do të japin provimin IELTS Academic përmes kompjuterit brënda muajit, dhe që duan të përmirësojnë rezultatin e tyre për pjesën e të folurit dhe të shkruarit.

ZHVILLIMI I KURSIT

Kursi përfshin orë mësimore të realizuara përmes  platformës Zoom.Ju gjithashtu do të keni akses në materialet tona për të mësuar në mënyrë individuale me udhëzues që do t'ju ndihmojnë të njiheni me strukturën e testit dhe të ndani strategjitë dhe aktivitetet që do të ju ndihmojnë për t’i zhvilluar këto ushtrime vetëm.

Gjatë kursit, ne rregullisht do të ndjekim progresin tuaj përmes testeve të të folurit dhe të shkruarit dhe ju do të vlerësoheni  në mënyrë individuale nga mësues duke u bazuar në rezultatet tuaja.

Rezervo tani

Kursi për testin e IELTS me katër aftësi

Kohëzgjatja 5 javë (45 orë)
Çmimi € 149.99
Orari  4 orë mësimore dhe 5 orë mësim individual me udhëzues në javë

PËR CILIN ËSHTË KY KURS?

Ky kurs është për studentët që do të japin provimin IELTS Academic  apo General përmes kompjuterit, dhe që duan të fokusohen në të gjitha pjesët e testit. 

ZHVILLIMI I KURSIT

Ky kurs përfshin orë mësmimore të realizuara përmes  platformës Zoom. Ju gjithashtu do të keni akses në materialet tona për të mësuar në mënyrë individuale me udhëzues që do t'ju ndihmojnë të njiheni me strukturën e testit dhe të ndani strategjitë dhe aktivitetet që do të ju ndihmojnë t’i zhvilloni këto ushtrime vetëm.

Gjatë kursit, ne  rregullisht do të ndjekim progresin tuaj përmes testeve për katër aftësitë. Ju do të vlerësoheni  në mënyrë individuale nga mësues duke u bazuar në rezultatet tuaja. Ju gjithashtu do të informoheni se si mund të përdorni strategji të ndryshme që do të ju ndihmojnë për të përmirësuar rezultatin tuaj.

Rezervo tani

Kushtet e përdorimit

Ju lutemi vini re që një grup duhet të përmbaj të paktën pesë pjesëmarrës.  Ne nuk mund që të fillojmë me numër më të vogël të ndjekësve të kursit në një priudhë të caktuar kohore.

Për të ndjekur kursin me sukses, ju duhet që të keni nivelin B1 te gjuhes Angleze. Ju mund te verifikoni nivelin tuaj duke zhvilluar testin tonë online që është falas placement test .

Pagesa bëhet vetëm përmes internetit me kartë krediti ose debiti, të paktën 72 orë para se të filloj kursi. Kursi nuk mund që të paguhet pjesërisht ose me këste.