Ju ftojmë me marrë pjesë në përsëritjen e fundit të PlayUK, festivalit rajonal të mediave të reja digjitale, që zhvillohet në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup nga data 29 tetor deri më 4 nëntor 2018. Ky edicion i PlayUK do të mbulojënjë varg segmentesh të programeve ngazëllyese që prezantojnë produkte të reja digjitale nga Mbretëria e Bashkuar dheBallkani Perëndimor, duke përfshirë edhe punëtorinë Dhoma e Ditës e të Ardhmes të hartuar nga Fondacioni për Art dheTeknologji Kreative (FACT), i cili eksploron temën e të ardhmes së transmetimit. Aplikoni deri më 21 tetor dhe mund të fitoni mundësinë për t'u bashkuar me festivalin dhe punëtorinë si pjesëmarrës dhe të fitoni njohuri për mënyrat tëreja të të menduarit rreth inovacionit digjital.

Nëse jeni të përfshirë në ndonjë fushë kreative, që nga filmi e te zhvillimi i celularit a programimi dhe TI-ja - sidomos në Internetin e Gjërave ose IoT – dhe nëse komunikoni rrjedhshëm anglisht dhe vini nga Ballkani Perëndimor, aplikoni tani për me pasë mundësinë që t’i zgjeroni njohuritë duke punuar krahas ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe rajoni.

Tridhjetë aplikantët më të suksesshëm do të kenë mundësinë me marrë pjesë në punëtorinë dyditore (2-4 nëntor) dhe t’iekspozohen botës së Object-Based Media (OBM) ndërsa angazhohen të zhytur thellë për krijimin e llojeve të reja të përmbajtjeve që transformojë shtëpinë në përvojë përthithëse, angazhuese dhe të shkëmbyeshme. Do të mësoni se si ta shfrytëzoni platformën Databox për të krijuar përvoja të thella që përfshijnë pajisjet IoT të vendosura në shtëpi dhe të përshtatni Mediat me Bazë Objektet (OBM) për ta shtuar përfshirjen e audiencës. Do të fitoni njohuri të vlefshme mbi mënyrat e reja të të menduarit rreth transmetimit, Internetit të Gjërave (IoT), privatësisë dhe të dhënave. 

SI TË APLIKONI

Nëse keni të drejtë aplikimi, plotësoni formularin e aplikimit online që gjendet këtu deri të dielën më 21 tetor në orën 23:59.

PROCESI I VENDIMMARRJES

Paneli i përbërë nga përfaqësues të BBC, FACT dhe Këshillit Britanik do të zgjedhë deri në 30 pjesëmarrës të punëtorisë – persona kreativë e inovativë me një portofolio të dëshmuar projektesh të zhvilluara me sukses në film, instalime të artit pamor, lojëra dhe IoT. Edhe 20 aplikantë të tjerë do të përzgjidhen për të marrë pjesë në punëtoritë dhe ngjarjet e tjera të festivalit.

Aplikuesit e suksesshëm do të njoftohen me email të mërkurën, më 23 tetor. Do të mbulohen udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi në lidhje me pjesëmarrjen në punëtori.

Për më shumë informacion rreth partnerëve, vizitoni faqet e internetit të tyre.

PlayUK është platformë e arteve e Ballkanit Perëndimor që synon të mbështesë dhe të zhvillojë sektorin audio-vizual në rajon. Duke krijuar lidhje ndërmjet profesionistëve nga vendet e MB dhe BP, kjo platformë mbështet transferimin e njohurive dhe të shkathtësive në fushat e realitetit virtual, realitetit të shtuar, efekteve pamore dhe animacioneve, duke krijuar një urë të veçantë mes krijimtarisë dhe sektorit të TIK. Pjesët e tjera të programit në Shkup do të përfshijnë një vitrinë interaktive digjitale që paraqet instalimeve e fundit dhe më të mëdha në fushën e VR dhe AR, video-lojërat, aplikacionet mobile dhe shumë më shumë, si dhe një program të përditshëm muzikor të drejtuar nga DJ-ët nga gjithë Ballkani Perëndimor dhe MB.

 

Shpërndani në rrjetet sociale