Në mars 1989, duke punuar në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (të njohur si CERN), inxhinieri dhe shkencëtari britanik Tim Berners-Lee shkroi një propozim të titulluar 'Menaxhimi i Informacionit'.
Ideja e tij doli të jetë lindja e World Wide Web dhe katalizator për një nga periudhat më të mëdha të ndryshimit në historinë njerëzore, duke transformuar jo vetëm atë se si ne komunikojmë, por si krijojmë dhe madje si e përfytyrojmë veten si njerëz.
Sezoni jonë Çdokush //Kudo ka festuar 30 vjetorin e internetit dhe merr një vështrim në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen - prej nga ka ardhur, në çfarë gjendje është tani dhe, ç'është më e rëndësishmja, ku po shkon. Ndikimi i internetit ka qenë i madh. Në vitin 2014 shpikja e saj kryesonte listën e Brititish Council prej 80 momenteve që formuan botën, duke mposhtur shpikjen e penicilinës, Luftës së Dytë Botërore dhe sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Të thuash që interneti ka revolucionarizuar çdo element të jetës sonë është bërë paksa klishe, por është e vështirë të mendosh për ndonjë aspekt i cili nuk është prekur. Lajmet, biznesi, politika, shëndetësia, arsimi, kultura, argëtimi, blerja - të gjitha kanë pësuar transformime radikale.
Megjithëse e ardhmja e internetit është e pasigurtë, një gjë është e sigurtë: ne jemi në udhëkryq. Nëse duam një web që është me të vërtetë në dispozicion për çdokush , kudo, atëherë ne përballemi me zgjedhje të vështira rreth asaj se kush ka fuqinë ta përdorë, ta formësojë atë dhe në fund ta kontrollojë atë. Por këto sfida gjithashtu paraqesin një mori të plotë të mundësive emocionuese.
Çdokush //Kudo tenton të fillojë këtë bisedë, të bëjë pyetje dhe të paraqesë një sërë pikëpamjesh nga ekspertët e Britanisë së Madhe dhe ndërkombëtare, lidhur me atë se cilat mund të jenë këto sfida dhe mundësi.
Eksploroni pesë temat e sezonit përmes përmbajtjes në microsite Çdokush //Kudo, shikoni projektet që po mbështesim dhe bashkohet me bisedën online nën hashtagun #AnyoneAnywhere.