Kjo thirrje publike më nuk pranon paraqitje. (22 nëntor viti 2021)
Programi Creative Producers paraqet mundësi për zhvillimin profesional të producentëve kompetentë të cilët vijnë nga vendet e Evropës më të gjerë; Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kazakistani, Ukraina, Uzbekistani, Turqia dhe Ballkani Perëndimor* (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia). *kandidatët e Malit të Zi nuk mund të paraqiten në këtë xhiro
Qëllimet e programit janë të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet, të ndërtojë rrjete të reja dhe të ndihmojë në bashkëprodhim. Është krijuar për të zhvilluar prodhimin krijues si profesion dhe praktikë e mirë artistike në të gjitha vendet e përfshira dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Programi do ta mbështesë fillimin dhe zhvillimin e projekteve dhe do të ndihmojë ekipet dhe ekonomitë krijuese të ofrojnë iniciativa kreative më ambicioze dhe më të guximshme.
Dëshirojmë t’i motivojmë producentët e rinj kreativë, duke nxitur eksperimentimin artistik dhe punën me forma të ndryshme artistike.