15:30 CET / 14:30 GMT
Fjala e mirëseardhjes
Fjalimi i hapjes së ekspozitës“PlayUK 20/21” nga moderatorja jonë e pasdites Jordan Erica Webber. 
15:45 CET / 14:45 GMT Folësi kryesor: Ivan Notaroš
Eksplorimi i Evropës Juglindore përmes videolojërave Ivan është zhvillues i pavarur i lojërave nga Beogradi, Serbi. Në punën e tij ai krijon një gamë të larmishme të prototipave të videolojrave, shpesh duke eksploruar tema si gjenerimi procedural dhe përvojat e personit të parë. Në fjalimin e tij Ivan do të na i shtjellojë disa prej punëve të tij të fundit dhe do të diskutojë për mënyrën se si në secilën prej tyre ai merr frymëzim nga vendet dhe hapësirat në të gjithë Evropën Juglindore.
16:15 CET / 15:15 GMT
Fjalime të shkurta inspiruese - 1
“PlayUK 20/21” mirëpriti një grup prej 10 krijuesish të rinj të videolojërave nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe zona më e gjerë evropiane në një skemë krejt të re të mentorimit. Në këto fjalime dëgjojmë nga secili vijues derisa diskutojnë se çka i frymëzon ata dhe punën e tyre me lojëra.
16:25 CET / 15:25 GMT Fjalim nga folësi kryesor: Ed Fear
Drejtimi i “Murder by Numbers” Ed Fear është krijuesi Kryesor në Mediatonic, dhe regjisori e bashkë-shkruesi i lojës enigmatike për zgjidhjen e krimeve të vrasjeve të viteve të 90-ta të quajtur “Murder by Numbers”. Në këtë bisedë Ed do të na çojë prapa skenave të dizajnit dhe zhvillimit të kësaj loje të vlerësuar nga kritikët, duke na dhënë njohuri për atë se çka nënkuptonte të ishe drejtues i një titulli kaq novator.
16:55 CET / 15:55 GMT
Fjalime të shkurta inspiruese - 2
Pjesa e dytë e fjalimeve të shkurta në të cilën vijuesit e “PlayUK” na tregojnë se çka i frymëzon ata dhe punën e tyre me lojërat. 
17:10 CET / 16:10 GMT Fjalim nga folësi kryesor: Dajana Dimovska
Themeluese e “NapNok Games”: Nga Shkupi në Kopenhagë dhe kthimi i serishëm Me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Dajana është bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e studios “NapNok Games” në Kopenhagë fituese e çmimeve dhe e nominuar për BAFTA. Që nga fillimi ajo ka kërkuar të ndihmoj në zgjerimin e studios në Shkup. Në fjalimin e saj Dajana do të flasë për rrugëtimin e saj në ndërtimin e studios nga e fillimi duke reflektuar mbi përvojat e saj si pjesë e industrive dhe komuniteteve të videolojërave në Danimarke dhe Maqedoni të Veriut.
17:40 CET / 16:40 GMT
Fjalime të shkurta inspiruese - 3
Pjesa e dytë e fjalimeve të shkurta në të cilën vijuesit e PlayUK na tregojnë se çka i frymëzon ata dhe punën e tyre me lojërat.
17:50 CET / 16:50 GMT
Paneli: Malath Abbas (kryesues), Agnesa Belegu, Bojan Endrovski, Kristina Janković | Nxitja e komuniteteve dhe ngjarjeve krijuese
Seanca përmbyllëse e ekspozitës “PlayUK” sjell në një vend një panel frymëzues të organizatorëve të komunitetit dhe ngjarjeve nga Ballkani Perëndimor dhe MB. Ata do të flasin për ngjarjet dhe projektet që i kanë ndërmarrë, si dhe do të reflektojnë mbi sfidat e ndryshme me të cilat përballen komunitetet e ndryshme në rajon.
19:00 CET / 18:00 GMT Mbyllja e eventit
Shpërndani në rrjetet sociale