Fushata digjitale më e gjerë në botë rreth LGBTQ+, kthehet për një edicion të katërt nga datat 21 Mars deri në 1 Prill 2018.

British Council në partneritet me BFI Flare: London LGBTQ + Film Festival po realizojnë pesë filma të shkurtër LGBTQ + për të shikuar falas online, gjatë një periudhe 12-ditore. Ju do të jeni në gjendje të shikoni pesë filmat përmes kësaj faqeje.

Programi, i cili do të shfaqë punën nga krijuesit e filmave të rinj nga e gjithë bota, është përzgjedhur dhe përputhet me datat e festivalit BFI Flare.

Bashkohu me ne në Twitter: #FiveFilms4Freedom

Titrat: mund t'i shihni filmat me titra anglisht, arabisht, në gjuhën kineze, rusisht dhe spanjisht. Klikoni butonin 'Settings' në video dhe më pas 'Subtitles/CC' për të zgjedhur gjuhën që dëshironi. Për mos patur titra, klikoni 'CC' në video.

Linke të jashtme