©

Jane and Louise Wilson. Monument (Apollo Pavilion, Peterlee), 2003, still. Courtesy the artist and 303 Gallery

EKOLOGJITË E SË ARDHMES është pjesë e programit WE ARE HERE: Artists’ Moving Image nga Koleksioni i Këshillit Britanik dhe LUX.

Ai u zhvillua nga Këshillit Britanik, organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi edukimi dhe LUX, agjensi ndërkombëtare e artit me bazë në Londër që mbështet dhe promovon praktikat e imazheve në lëvizje të artistëve. Programi WE ARE HERE përfshin programet filmike të pesë artistëve që eksplorojnë temat si narrativa, trashëgimia, përfshirja sociale, identiteti gjinor, urbanizimi dhe identiteti kombëtar përmes biografisë, dokumentarit, poezisë dhe prozës.

Bota përreth nesh po ndryshon me shpejtësi si rezultat i aktivitetit njerëzor. Kjo kurrë nuk ka qenë më e dukshme se sot, teksa përballemi me krizën më të madhe globale të kohës sonë, dhe çështjet që paraqiten nga ndikimi ynë në mjedisin gjithnjë e më shumë po vihen në dukje. Ndotja e rrezikshme, zhvillimi urban, privatizimi dhe eksploatimi i hapësirave publike janë të gjitha realitete shqetësuese në Ballkanin Perëndimor dhe synimi i këtij programi të imazheve në lëvizje është të vihen në plan të parë bisedat jetike për këto tema. Pas punës me institucione kombëtare të artit në vitet e mëparshme, jemi të entuziazmuar t’i kthehemi tani hapësirave dhe vendndodhjeve alternative të ekspozitave, me qëllim të kontekstualizimit të këtyre temave dhe nxitjes së një tipi ndryshe të dialogut.

Ndryshimet intensive në natyrë si rezultat i ndikimit njerëzor na kanë sjellë deri në pikën kur ndihma jonë është e domosdoshme që t’i ndalojmë ndryshimet globale. Po përballemi me një pamje shqetësuese të shkatërrimit të mjedisit jetësor në mbarë botën, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, ku urbanizimi dhe shfrytëzimi masiv i hapësirave publike kanë shkaktuar dëme të mëdha. 

Si përgjigje ndaj kësaj sfide globale, programi EKOLOGJITË E SË ARDHMES i ka vizituar të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mblodhëm kuratorë dhe artistë, të cilët kishin mundësi të shkëmbenin ide dhe qëndrime me kolegë nga Mbretëria e Bashkuar përmes pjesëmarrjes në programe dhe ekspozita intensive onlajn. Hapi tjetër është informimi i publikut më të gjerë lidhur me problemin, me qëllim që të zgjidhen disa nga çështjet për të cilat është diskutuar.

Kuratorët nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë marrë pjesë në programin intensiv kuratorial një javor online të organizuar nga LUX në muajin dhjetor, gjatë të cilit ata u lidhën dhe shkëmbyen idetë me homologët e tyre nga MB-ja përmes konsultimeve me ekspertë dhe bisedave me artistë. Kuratorët që morën pjesë u ftuan t’i shqyrtojmë temat e prezantuara në EKOLOGJITË E SË ARDHMES dhe t’i konteksualizojnë ato në mjedisin e tyre rrethues. Vitin që vjen, kuratorët do të punojnë në projekte që angazhojnë publikun e gjerë në eksplorimin e një kombinimi unik të zërave nga MB-ja dhe BP-ja me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çështjet mjedisore relevante.

'Ishulli i Gjembave' është një ekspozitë që imagjinon një realitet alternativ për Ishullin e Sazanit - dikur një ishull i ndaluar por sot një destinacion pjesërisht i harruar me një të ardhme të panjohur dhe eksploron temat siç shihen në veprat e artit nga pesë artistë në Mbretërinë e Bashkuar dhe veprat e artit nga pesë artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Ato eksplorojnë tema të shumë përmendura por ende urgjente, të tilla si mjedisi, ekologjitë dhe kozmologjitë, ndryshimi i klimës, Antropoceni, kolonizimi dhe industritë nxjerrëse, zhvillimi, e ardhmja urbane dhe qëndrueshmëria. Mësoni më shumë rreth ekspozitës dhe programit të ngjarjeve këtu.

Për të filluar programin dhe për të njoftuar ekspozitat e tyre, kuratorët krijuan ngjarje speciale të nisjes për secilin vend individual, të cilat u zhvilluan 'online' në dy javët e para të marsit. Si pjesë e EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES, ne kemi organizuar disa seminare që u mbajtën në janar dhe shkurt 2021. Folësit tanë mbuluan një sërë temash nga marrëdhënia midis njerëzve dhe ekosistemeve të ndryshme deri te krijimi i projekteve artistike dhe ngjarjeve ndërdisiplinore që zhvillojnë lidhje etike dhe imagjinare në të gjithë kufijtë e specieve.

Jemi krenarë që rreth 15.000 njerëz i kanë vizituar ekspozitat dhe kanë marrë pjesë në ngjarjet tona onlajn, panel diskutime, biseda me artistë dhe punëtori. Krahas kësaj, përmes mediave kemi arritur deri në më shumë se 2.7 milionë njerëz në Ballkanin Perëndimor. Rezultatet nga ndikimi i programeve gjatë vitit 2021 janë ndarë sipas vendeve:

Shqipëri - rreth 1.500 njerëz e kanë vizituar ekspozitën 'Ishulli i gjembave' në Vlorë dhe morën pjesë në programin tonë publik të përbërë nga disa punëtori onlajn, të cilat janë mbajtur në korrik dhe gusht të vitit 2021

Bosnjë dhe Hercegovinë - më shumë se 300 njerëz u kënaqën në shfaqjet, projeksionet, leximet dhe shëtitjet që u mbajtën në lokacione të ndryshme në Mostar në qershor të vitit 2021

Kosovë – pothuajse 2,000 persona e kanë vizituar ekspozitën 'Smogu i madh i vitit 2021' në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2021

Mali i Zi - më shumë se 6.500 artdashës kanë ndarë kohë për të studiuar vepra të artit dhe të marrin pjesë në diskutime dhe punëtori të ndryshme onlajn në Podgoricë në maj të vitit 2021

Maqedonia e Veriut - më shumë se 400 njerëz morën pjesë në hapjen solemne të ekspozitës 'Prekja' në Shkup në tetor të vitit 2021, ndërsa vetë ekspozita ishte e hapur deri në mes të nëntorit të vitit 2021

Serbi - rreth 3.000 njerëz e kanë vizituar ekspozitën 'Konfliktet', e cila u ngrit në dy lokacione në Beograd në prill dhe maj të vitit 2021

Nëse dëshironi të shihni se si dukeshin ekspozitat dhe ngjarjet në secilin prej vendeve, vizitoni profilin tonë në Flickr dhe hidhini një sy fotove.

EKOLOGJITË E SË ARDHMES janë vazhdimi i përpjekjeve të British Council për të hedhur dritë mbi çështjet aktuale shoqërore dhe për të nxitur diskutimin.

Për partnerin tonë

LUX është agjensi artistike ndërkombëtare e cila përkrahë dhe promovon artistët vizual që punojnë me metoda eksperimentale me imazhe në lëvizje dhe ide të ngjajshme. E themeluar në vitin 2002 si bamirësi dhe kompani me përgjegjësi të limituar jo-komerciale, organizata vazhdon traditën e paraardhësve nga vitet e 1960’a siç kanë qenë (The London Film-Makers’ Co-operative, London Video Arts dhe The Lux Centre).

Shpërndani në rrjetet sociale