EKOLOGJITË E SË ARDHMES është projekt rajonal i arteve pamore që do të zhvillohet në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2021. Për ta nisur programin dhe për të njoftuar për ekspozitat e tyre, kuratorët kanë zhvilluar evente speciale prezantimi për secilin shtet, të cilat do të zhvillohen online në dy javët e para të muajit Mars.
Bashkohuni me ne ndërsa eksplorojmë tema si përdorimi i narrativës si mjet projektimi; problemet e ndryshme ekologjike dhe politike që po ndodhin si pasojë e ndikimit të njerëzimit në natyrë; praktikat toksike të sistemit të peizazhit të lumit Neretva dhe qytetit të Mostarit; video montazhet e peizazheve në Mal të Zi të krijuara si përgjigje ndaj temave që lidhen me EKOLOGJITË E SË ARDHMES; potenciali profetik i artit, kulturës, shkrimit dhe filmit në kuptimin se si këto janë jo vetëm pasqyrim i gjendjes së botës, por edhe gjëra që mund të jenë në gjendje të parashikojnë të ardhmen tonë kolektive; dhe shqetësimet në rritje lidhur me problemin e ndotjes në rajon.