Cilat janë historitë që po i japin formë botës tonë? A sjell rrëfimi nje reagim? Një element i përbashkët i vizioneve dhe historive është një narrativë e suksesshme, dhe ndërsa fillojmë të kuptojmë rëndësinë e tregimit në krijimin e mjediseve tona, a mund t'i bëjmë tregimet më strategjike? A mund të bëhet proza një mjet planifikimi?
Habitati ynë ka qenë protagonist i rrëfimeve vizionare që nga fillimet e prozës spekulative, me "Metropolis" i cili është filmi i parë fantashkencē me metrazh të gjatë, i prodhuar në vitin 1927. Fabula e filmit dhe skenografia spektakolare, paralajmërojnë për një të ardhme distopike të ndërtuar mbi luftën klasore të një qyteti të pafund; dhe ndërsa realiteti ynë i afrohet këtyre maktheve qindvjeçare të shtypjes, mosbalancës dhe fasadave, a mund të ketë një mënyrë për të ndërtuar aspirata të cilat ushqejnë të ardhmen tonë të përbashkët, në vend që të krijojnë paralajmërime të cilat përfundojnë duke u bërë distopia jonë bashkëkohore?
Diskutimi është ndërtuar mbi një bisedë të lirë, duke integruar prezantime të shkurtra nga katër praktika bashkëkohore të cilat janë aktive në kryqëzimin e artit dhe studimit të hapsirës, me një fokus në hetimin e vizionares dhe të paprekshmes. Prezantimet do të zgjasin nga 10 deri në 20 minuta secila ku ndërhyrjet janë të lejueshme dhe do të mbyllet me një diskutim të hapur midis pjesëmarrësve.