©

Jane and Louise Wilson. Monument (Apollo Pavilion, Peterlee), 2003, still. Courtesy the artist and 303 Gallery

Kuratorë: Krijoni ekspozitë me ne!

Ftojmë kuratorët nga këto vende të Ballkanit Perëndimor të përgjigjen në temat që artistët vizual nga Britania e Madhe janë duke kërkuar në programin EKOLOGJITË E SË ARDHMES. Në bashkëpunim me British Council dhe LUX, do të prezantoni punime nga artistët bashkëkohor nga Ballkani Perëndimor punimet e të cilëve rezonojnë me temën EKOLOGJITË E SË ARDHMES, të cilat do të ekspozohen paralel me ato të artistëve nga Britania e Madhe. Ju poashtu do të krijoni një program me aktivitete i cili do të tërheqë jo vetëm audienca të reja, por edhe ato që janë të njohur me punët e artistëve bashkëkohor, në mënyrë që të fillojnë bisedimet rreth EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES, duke u përshatë me rrethanat lokale.

Kjo është një mundësi për dizajn, zhvillim dhe shkëmbim përvojash për kuratorët nga Ballkani Perëndimor që të zhvillojnë EKOLOGJITË E SË ARDHMES dhe aktivitetet përcjellëse për përfshirjen e audiencave të reja. Kuratorët konceptet e të cilëve do të përzgjedhen do të udhëtojnë në Britaninë e Madhe për një vizitë studimore një javëshe të organizuar nga LUX, ku do të takohen me artistë britanik dhe organizata, ndërkohë që do të zhvillojnë tutje konceptet e tyre për prezantimin e EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES në Ballkanin Perëndimor.

PËR EKOLOGJITË E SË ARDHMES  

EKOLOGJITË E SË ARDHMES është pjesë e serisë  WE ARE HERE Artists’ Moving Image, seri të përbëra nga pesë programe filmike nga koleksioni I British Council dhe LUX të cilat hetojnë se si artistët bashkëkohor trajtojnë temat si tregimi i historive dhe trashëgimia, gjithpërfshirja sociale, identiteti gjinor, urbanizimi dhe qëndrueshmëria, dhe diversiteti i zërave, nëpërmjet filmave biografik, dokumentarëve, poezisë dhe prozës.

Nëpërmjet një kombinimi të dokumentarëve dhe metodave fantastiko-shkencore dhe poetike, punimet në EKOLOGJITË E SË ARDHMES sjellin më pranë këndvështrimet e mprehta rreth çështjeve të ambientit, ekologjive e kosmologjive, ndryshimeve klimatike, antropocenës, eksploatimit dhe industrive shterruese, të ardhmes urbane dhe qëndrueshmërisë.

Maksimalisht punë kuratoriale: Puna me imazhet në lëvizje nga punimet e artistëve

Në kuadër të këtij programi, aplikantët e suksesshëm do të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për një javë studimore kuratoriale. Organizuar nga LUX, kuratorët do të hulumtojnë mënyrat se si kuratorët në Britani punojnë me imazhet në lëvizje në film dhe në veprat tjera të artistëve bashkëkohor. Koncepti kuratorial në këtë rast ka të bëjë me trajtimin e veprave nëpër procesin e prokurimit, arhivimit, ruajtjes, restaurimit dhe formësimit, nëpërmjet paraqitjes, programimit, instalimit, distribuimit, përkthimit dhe interpretimit. Në qendër të vëmendjes do të jetë përpunimi i konceptit kuratorial për EKOLOGJITË E SË ARDHMES në vendet e Ballkanit Perëndimor, poashtu gjatë vizitës kuratorët do të kenë mundësinë që të shohin vepra të ndryshme të artistëve britanik. 

Në zemër të EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES është një përmbledhje e përzgjedhur e përbërë nga katër punime nga Uriel OrlowLouis HendersonCharlotte Prodger dhe Ben Rivers. Përveç kësaj përmbledhjeje, në ekspozitë mund të përfshihen edhe punime shtesë nga Lawrence Lek dhe Jane dhe Louise Wilson. Shpjegimet dhe detajet teknike rreth punimeve dhe instalimeve mund ti gjeni në dokumentin e bashkëlidhur (Future Ecologies Exhibition Specifications).

NË ĶËTË SEKCION MUND TË GJENI GJITHÇKA QË JU NEVOJITET TË DINI LIDHUR ME THIRRJEN E HAPUR:

Çka do të ndodh gjatë "Maksimalisht kuratoriale"?

Programi përbëhet nga një sërë seminaresh, bisedash dhe shfaqjesh së bashku me stafin nga LUX, kuratorët dhe personat përgjegjës për programet artistike nga Britania, artistët bashkëkohor si dhe vizitë në koleksionin e British Council, institucionet dhe galeritë kyçe në Londër, dhe një ditë vizitë studimore në Bristol për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite në Spike Island.

Gjatë kësaj jave, kuratorët do të kenë mundësinë e rrjetëzimit me sektorin profesional. Poashtu është një mundësi e mirë për tu lidhur me kolegët kuratorë, artistët dhe zhvilluesit e programeve, në bisedat ku aplikantët e suksesshëm do të bëjnë prezantime të shkurta të vetvetes dhe punës së tyre. Përfshirë në këtë javë janë edhe një sërë bisedash me disa nga artistët nga KËTU JEMI/ WE ARE HERE dhe kuratorët që punojnë me imazhet në lëvizje.

Programi do të udhëhiqet nga Benjamin Cook, themelues dhe drejtor i LUX dhe LUX Skotlandë, i cili ka qenë I përfshirë profesionalisht në fushën e artit vizual dhe sektorit të filmit të pavarur në Britani në 22 vitet e fundit, si kurator, producent, arhivist, shkrimtar, dhe mësimdhënës.

Çfarë po kërkojmë me këtë thirrje?

Në bashkëpunim me British Council dhe LUX, ju do të përgjigjeni në temat e trajtuara nga artistët Britanik në EKOLOGJITË E SË ARDHMES duke dorëzuar një propozim unik kuratorial I cili përfshinë punë të artistëve bashkëkohor nga Ballkani Perëndimor që do të prezantohen paralelisht me punimet e artistëve nga Britania. Këto punime nuk nevojitet të jenë në fushën e filmit doemosdoshmërisht.

Ju poashtu do të dorëzoni një program me aktivitete në mënyrë që të përfshihen edhe palët tjera të interesit, si p.sh organizatat e shoqërisë civile, grupet e aktivistëve, kolektivet e artistëve dhe akademikëve që janë aktiv në temat rreth EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES, për të inicuar një dialog shoqëror më të gjërë brenda hapësirës ekspozuese. Poashtu mund të mendoni edhe për programet e dedikuara për zhvillimin profesional për artistët, kuratorët, krijuesit e filmave, studentët, etj.

Çka ofron kjo mundësi?

    • Qasje në koleksionet e veprave të British Council dhe LUX, të cilat përmbajnë disa nga veprat dhe filmat më të mirë të artistëve bashkëkohor, si dhe prezantim tek artistët britanik
    • Mundësi për të zhvilluar ekspozitë në bashkëpunim me British Council dhe LUX
    • Vizitë studimore intenzive kuratoriale të organizuar nga LUX në Londër me një grup të kuratorëve/ bashkëpuntorëve nga rajoni, punëtori dhe vizita të rëndësishme profesionale në Mbretërinë e Bashkuar
    • Bashkëpunim me partnerë tjerë nga vendi I juaj dhe Ballkani Perëndimor
    • Mundësi për të shkëmbyer njohuri dhe shkathtësi me përkrahjen e ekspertëve rreth modeleve dhe praktikave në fushën e imazheve në lëvizje
    • Mundësi për të zhvilluar audienca të reja dhe krijim të lidhjeve me sektorin profesional nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar

 

Si të aplikoj?

Më shumë detaje për këtë mundësi dhe si të aplikoni mund të gjeni në shënimet mbi udhëzuesin.

Aplikacionet duhet të dorëzohen si një dokument në format PDF me madhësi maksimale prej 5MB në adresën: programmes@britishcouncil.rs jo më vonë se 12:00 mesnatë (CET) 8 Mars 2020. Aplikacionet e dorëzuara në forma tjera nuk do të pranohen.

Informata kyçe:

  • Thirrja e hapur për: Kuratorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia) me përvojë të dëshmuar në punë kuratoriale.
  • Afati I fundit: 12:00 mesnatë (CET) me 8 Mars 2020
  • Vizita një javore studimore kuratoriale: Aplikantët e suksesshëm do të nevojitet të udhëtojnë në Britani nga 25 Prill- 3 Maj 2020
  • Shpenzimet për udhëtim, viza, akomodim dhe ushqim për vizitën studimore kuratoriale do të mbulohen të gjitha, shtesë do të jetë bursa e mëposhtme
  • Bursë 1,000 Pound net

Kriteret Esenciale:

    1. Duhet të jetë kurator në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia) me përvojë të dëshmuar në punë kuratoriale.
    2. Duhet dorëzuar aplikacionin e plotë 
    3. Duhet konfirmuar disponueshmëri dhe përkushtim për të udhëtuar në Britani për vizitën një javore intenzive studimore (25 Prill- 3 Maj 2020)

Shtesë nga këto tri kritere esenciale, paneli selektues do të vlerësoj apikacionet në bazë të kjartësisë, kualitetit imagjinativ dhe propozimit kuratorial; si e plotëson përshkrimin e thirrjes së hapur; sa është i lehtë për tu realizuar brenda afatit kohor të caktuar; buxheti i propozuar; pse aplikanti dëshiron të marr pjesë, demonstrimi i dëshirës për të bashkëpunuar, partneritet i dëshmuar me hapësirën (at) për ekspozim. 

Aplikantët e selektuar duhet të jenë të gatshëm për biseda përcjellëse, mes 9- 14 Mars.

Për partnerin tonë

LUX është agjenci artistike ndërkombëtare e cila përkrahë dhe promovon artistët vizual që punojnë me metoda eksperimentale me imazhe në lëvizje dhe ide të ngjajshme. E themeluar në vitin 2002 si bamirësi dhe kompani me përgjegjësi të limituar jo-komerciale, organizata vazhdon traditën e paraardhësve nga vitet e 1960’a siç kanë qenë (The London Film-Makers’ Co-operative, London Video Arts dhe The Lux Centre).

Në qoftë se keni ndonjë pyetje, ju lutemi na shkruani në programmes@britishcouncil.rs. Ju gëzohemi propozimeve tuaja.