Në këtë faqe ju do të keni mundësinë të mësoni më shumë dhe të regjistroheni për seminaret e ardhshme të LUX, si pjesë e programit EKOLOGJITË E SË ARDHMES. Seminaret do të zhvillohen nga data 28 Janar 2021 deri më 18 Shkurt 2021. Folësit tanë do të mbulojnë një sërë temash, që nga lidhja bazike mes njerëzimit dhe vetë ekosistemit deri te krijimi i projekteve artistike dhe ngjarjeve ndërdisiplinore që zhvillojnë lidhje etike dhe imagjinare përtej kufijve të specieve.

Pjesëmarrja është plotësisht falas, gjithçka që duhet të bëni është të regjistroheni dhe ta shijoni!