Folës: Feral Practice/Fiona MacDonald
Kohëzgjatja: Së bashku – Prezantimi i artistit, hyrja, pyetjet – 45 min; Shikimi solo – 30 min; Ushtrime solo – 30 min; Së bashku – Feedback-u, puna në grupe të vogla, diskutime – 75 min
Maksimumi i pjesëmarrësve: 30
A mund ta thellojnë praktikat e artit spekulativ dhe shembujt e ndërveprimeve mes disa specieve dhe mutalizmat një lidhje më etike me natyrën jonjerëzore? Feral Practice do të ndajë disa shembuj të punës audio-pamore dhe do të orientojë eksperimentet në zhvendosjen e vëmendjes dhe komunikimin mes specieve. Ky seminar do të huazojë nga dialektet negative të Adorno-s, nga pylli që mendon i Eduardo Kohn dhe materialiteti i gjallë i Jane Bennett. Ne do të punojmë me ndërrimet e perceptimit, vëmendjen, spekulimin, imagjinatën dhe improvizimin për t’u angazhuar thellësisht dhe në tjetër formë me qeniet jonjerëzore, për t’i parë ato dhe veten në mënyra të reja.
Fiona MacDonald punon me qeniet njerëzore dhe jonjerëzore si Feral Practice për të krijuar projekte arti dhe ngjarje ndërdisiplinore që zhvillojnë lidhje etike dhe imagjinare në kufijtë e specieve. Hulumtimi bazohet në praktika artistike, shkencore dhe subjektive për të eksploruar një estetikë diverse dhe për të krijuar hapësira sugjestive të mos njohjes së natyrës.
Projektet më të fundit përfshijnë: Sum Tyms Bytin Sum Tyms Bit, një film që eksploron fuqinë njerëzore dhe brishtësinë e specieve në Kent, Folkestone Fringe 2020. The Unseeables: tregim i zhdukjes së tre zogjve, film për Scarborough Museum 2020. Myco-Lective program zhvillimi i kolektivit të artistëve me Ama Josephine Budge, Chisenhale Studios 2020. Looking at Bees (film) dhe Garden to Garden (projekt pjesëmarrjeje) me Invisible Dust dhe South Cliff Gardens, Scarborough 2020. Eyecatchers, National Trust Dunham Massey 2020-21. Ask Somerset’s Plants, transmetim në radio për BBC Somerset dhe podcast-et për Festivalin Javët e artit të Somerset 2019, me Marcus Coates. Phytocentric, performancë në LUX Londër, 2019. Mycorrhizal Meditation, vepër arti zanore me pjesëmarrje, e prezantuar si instalacion dixjital në Taipei Biennale, Governors Island, NYC, Bánkitó Fesztivál, Hungari, Konferenca e mikologjisë SHBA, Furtherfield Gallery Londër, dhe si performancë e drejtpërdrejt në The Bluecoat dhe UNESCO Paris, 2017-19. Plant Hunting, Invisible Dust për Whitby, 2018. Ask the Wild me Marcus Coates, në Whitechapel Gallery, Tate St Ives, Turner Contemporary, Whitstable Biennale dhe Ash Project, dhe Instituti Botanik i Londrës Jugore 2017-18.