Folës: Richard Layzell

Kohëzgjatja: 3 orë

Maksimumi i pjesëmarrësve: 15

 

Në këtë seminar, artisti Richard Layzell do të prezantojë shumë ide që lidhen me artin dhe ekologjinë, pjesë e praktikës së tij të artit dhe jashtë saj, duke përfshirë intervistat me aktivistin mjedisor mysliman Fazlun Khalid dhe ambjentalisten/kompozitoren australiane Hollis Taylor. Ai gjithashtu do të flasë rreth origjinës së ekoaktivizmit në punën dhe filozofinë e Arne Naess, idenë e ‘dekolonizimit të peizazhit’ dhe paraqitjen e lëvizjes Extinction Rebellion në MB. 

Më pas do të vijohet me një diskutim të hapur ku mund të ndani idetë dhe të jepni përgjigjet tuaja dhe një seminar aktiv, me punë në grupe të vogla. Do t’ju kërkohet të zhvilloni një ekoveprim/provokim kreativ që mund të ndahet me grupet e tjera online. Kjo mund të marrë çfarëdo forme që e zgjidhni bashkërisht. Mund të jetë manifest me gojë, një veprim ose proces fizik i krijimit. Do ta mbyllim me një detyrë për mënyrën si mendoni ju personalisht për ta çuar përpara këtë aktivitet thelbësor në të ardhmen.

Richard Layzell është artist i vendosur në Londër. Është udhëheqës i një kursi në nivelin BA të Arteve të bukura në Universitetin e Arteve në Londër (UAL) dhe është ndihmues me shumë përvojë, i cili udhëheq rregullisht seminare me persona të të gjitha moshave dhe mundësive. Projekti i tij i vazhdueshëm ekologjik The Naming merr formën e filmit, fotografisë, performancave, shkrimeve, printimeve dhe ndërhyrjeve publike. Si vepër live është shfaqur në Kanada, Londër, Australi, Kore, Greqi dhe nëpër MB. Ai punon shpesh me një bashkëpunëtor fiktiv, pikërisht me Kino Paxton. Ka të ekspozuara veprat e tij në galeritë më të mëdha publike në muzetë e MB-së, duke përfshirë Tate Britain, Science Museum, Whitechapel dhe Serpentine Galleries, dhe aktualisht është Ekolog kreativ rezident në LUX.

Shpërndani në rrjetet sociale