Folës: Michael Smythe/Nomad/Phytology

Kohëzgjatja: Leksioni prezantues (40 min), Studim i pavarur offline (40 min), Diskutime dhe Kritika online në grup (40min). Pushime 10 minutëshe pas çdo seksioni

Maksimumi i pjesëmarrësve: 10

Si mund t’i ndajmë praktikat kreative për t’ju përgjigjur sfidave aktuale ekologjike dhe sociale? Seminari Ekologjitë kreative dhe Rezistenca taktike në Antropocenë do të eksplorojë strategjitë për individët dhe komunitetet për të riformësuar mjedisin urban që të prioritetizojë drejtësinë mjedisore dhe sociale. Do të diskutojmë gjithashtu bashkëpunimin ndërmjet specieve, ekonominë dhe aktivizmin e komunitetit përmes punës së Kathrin Böhm, Gordon Matta-ClarkSusan LacyJoseph BeuysHerbalists Without BoardersLiving Lots NYC dhe LION. Leksioni do të ndiqet nga një kërkim tejet lokal i vetë-drejtuar, që zhvillon një ndërhyrje me vendndodhje specifike duke përdorur strategji kreative dhe ekocentrike.

Michael Smythe është artist, fermer urban dhe drejtor kreativ i Nomad Projects, fondacion i pavarur i arteve që zhvillon projekte eksperimentale në hapësira digjitale dhe me vendndodhje specifike. Nomad Projects angazhohet në mënyrë kritike me problemet që rrethojnë drejtësinë mjedisore dhe sociale brenda peizazhit urban. Puna aktuale përfshin Phytology, një kopsht fizik urban dhe institucion kërkimor në Bethnal Green (Londrën lindore), Urban Mind një projekt kërkimor që heton marrëdhënien mes peizazhit dhe shëndetit mendor dhe Mobile Apothecary, një dispanceri me mjekime bimore që ofron kujdes shëndetësor falas për individët dhe komunitetet me qasje të kufizuar në akomodim dhe kujdes shëndetësor cilësor. Michael ka studiuar instalacionet, performancën dhe historinë e artit në Universitetin kombëtar australian, Canberra dhe Hochschule Der Künste, Berlin.

Shpërndani në rrjetet sociale