Ekspozita me 80 punime në grafikë dhe skulpturë punuar prej Henry Moore midis viteve 1949 dhe 1983 u hap në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Grafikat qenë të grupuara në tetë kategori të dallueshme, të cilat përfshinin edhe temat më të njohura të Henry Moore; Nëna dhe Femija dhe Figura të Shtrira, pesë modele (makete) dhe një model pune. Ekspozita përfshinte edhe nëntë fotografi të artistit gjatë punës në studion e tij në Perry Green.
Moore ështe një nga artistët më të njohur britanik të sjellë ndonjëherë në këtë galeri.
Z. David Mitchinson, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Henry Moore-it vizitoi Tiranën dhe zhvilloi një bisedë me artistë dhe studentë të arteve. Në këtë bisedë, ai ndau me të pranishmit përvojën e jashtëzakonshme të të punuarit me njërin prej artistëve më të rëndësishëm britanik, Henry Moore, dhe foli mbi jeten e Moore.
Një seri workshopesh u orgnizuar rreth ekspozitës:
- Worshkop arti për femijë dhe të rinj
- Henry Moore – workshop mbi teknikat e grafikës nën drejtimin e artistes britanike Sarah Gillett me studente të arteve