Platforma 'Mix the City- the Balkans' u krijua si rezultat i një partneritetit në mes të British Council dhe Festivalit EXIT të cilët kanë bashkuar forcat që të sjellin Ghostpoet, një muzicient nga Britania e Madhe së bashku me 12 muzicient lokal nga I tërë rajoni I Ballkanit që të krijojnë një eksperiencë unike muzikore e cila do të tregoj storie të papritura të rajonit, inkurajojë bisedë mes njerëzish dhe të fuqizoj relacione shoqërore. 

Gjatë këtyre javëve të fundit kam kuptuar që përkundër barrierës së gjuhës apo faktit që unë asnjëherë nuk i kam takuar këta muzicient më parë, të gjithë mendojmë njësoj, të gjithë dëshirojmë të bëjmë muzikë të mirë dhe të jemi kreativ, kështu që kjo ka qenë një eksperiencë që me të vërtetë mi ka hapur sytë që nga fillimi.

- Ghostpoet

Duke e përdorur ‘Mix the City – the Balkans’ publiku nga e tërë bota do të jenë në gjendje që me lehtësi të hulumtojnë dhe përjetojnë Ballkanin nga pëllëmba e dorës së tyre. Duke miksuar audio mostrat e inçizuara të 12 artistëve të cilët ndoshta edhe se kanë parë ndonjëherë njëri tjetrin, çdo përdorues do të pëdorë kreativitetin e tij/saj që të sjellë këto tetë qytete me afër. Rezultati përfundimtar i bashkëveprimit me platformën do të jetë një miks unik në formën e një videoklipi muzikor i cili kombinon audio miksin e mostrave nga muzicientët lokal me videot filmike nga peisazhet autentike të Ballkanit.

Gjatë disa javëve në Mars dhe Prill, Ghostpoet ka udhëtuar nëpër Ballkan në kërkim të artistëve të mirënjohur apo atyre me potencial të cilët nëpërmjet muzikës së tyre kanë treguar storiet e tyre se si e shohin Ballkanin, qytetet e tij, njerëzit dhe kulturën. Ky ka qenë një udhëtim mbresëlënës në Banja Llukë, Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Gjatë turnesë, Ghostpoet ka inçizuar mostra me 12 muzicient lokal dhe ka xhiruar video filmike të cilat do të tregojnë talentin progresiv, pasurinë dhe diversitetin e rajonit. Tregimet prapa lokacioneve filmike në tetë qytetet do t’u ndihmojnë përdoruesve të 'Mix the City' të zbulojnë disa nga thesaret e fshehura të cilat e bëjnë Ballkanin me të vërtetë special.

12 muzicientët lokal që do të paraqiten në platformë janë: Saša Kukolj nga bendi Shizomantra (nga Banja Lluka), Hornsman Coyote (nga Beogradi), Harmonija Choir dhe Verica Čuljković (nga Budva), Slobodan Trkulja (nga Novi Sadi), Liburn Jupolli dhe Florin Fanaj (nga Prishtina), Jusuf Brkić (nga Sarajeva), Luboyna band dhe Blagojce Penov nga String Forces (nga Shkupi) dhe Fatos Qerimaj e Bledi Boraku (nga Tirana).

Shikoni miksin e krijuar nga Ghostpoet.

Duke përcjellur suksesin e mrekullueshëm të ‘Mix the City’ në Tel Aviv dhe Stamboll, ‘Mix the City-the Balkans’ është prodhuar nga British Council dhe Festivali EXIT. Projekti është i realizuar në bashkëpunim me agjencitë kreative nga Britania e Madhe Flying Object.

FATOS QERIMAJ | TIRANA
BLEDI BORAKU | TIRANA
Shpërndani në rrjetet sociale