Së bashku me Qendrën Kombëtare Dovzhenko Oleksandr,  shpallim ftesë të hapur për aplikime për të marrë pjesë në ciklin e tretë të Envision Sound, programin edukativ për kompozitorët e filmave. Programi, i cili përfshin një laborator krijues, ligjërata, rrjetëzime, konsultime individuale me ekspertë nga sektori audiovizual, si dhe shfaqje të filmave në mbrëmje me muzikë live do të zhvillohen në Kiev, nga 20 deri më 24 janar 2020.

Envision Sound 2019-20 është i hapur për kompozitorët që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në kompozimin e muzikës së filmit, zgjerojnë horizontet e tyre profesionale dhe kuptojnë më mirë industrinë audiovizive ndërkombëtare. Së bashku me një mentor të projektit, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë mundësitë dhe sfidat në kompozimin e muzikës për filma dhe të punojnë në filmat e tyre ose filma ukrainas në prodhim.

Lista e mentorëve të viteve të kaluara përfshinë disa prej kompozitorëve më të kërkuar në Britani të Madhe, si Michael Price (bashkëautor i muzikës së filmit të Sherlock nga BBC dhe fitues i Emmy-it), Nainita Desai (kompozitore për film dhe televizion  në kompanitë transmetuese të famshme siç janë  BBC, HBO, ITV, C4, Music + Sound Award dhe BAFTA Breakthrough Brits 2016-2017), Neil Brand (një prej pianistëve më të mirë të pianos në botë), si dhe kompozitori ukrainas Alla Zahaykevych (fitues i çmimit Dzyga e Artë nga Akademia e Filmit të Ukrainës  për kompozitorin më të mirë).

Për herë të parë në program, pjesëmarrësit e Envision Sound 2019-20 do të kenë shansin të regjistrojnë muzikën e tyre me orkestrën fantastike të Kievit, si pjesë e laboratorit krijues. Shikoni një video të shkurtër të orkestrës, nën udhëheqjen e dirigjentit Natalia Stets, duke performuar muzikën e filmit  Hitchcock’s Blackmail të Neil Brand në shkurt 2019. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë edhe me muzikantë solo.

Si gjithmonë, pas përfundimit të programit, ne do të ofrojmë grante për të mbështetur më tej disa nga projektet e zhvilluara nga kompozitorët gjatë laboratorit krijues, së bashku me qendrën Dovzhenko.

Envision Sound 2019-20 do të kurohet nga Alla Zahaykevych.

''Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie të frytshme pune me një regjisor të shkëlqyer filmi gjatë punëtorisë, ne jemi duke punuar me të në një film të mahnitshëm tani, tashmë është në imdb. Gjithashtu, kemi marrë këshilla shumë të dobishme nga mentorët e programit.'' -  Luka Lebanidze dhe Zviad Mgebrishvili, Envision Sound 2018-19 pjesëmarrësit nga Gjorgjia.

Pjesëmarrësit

12 kompozitorë do të marrin pjesë në program. Gjashtë do të vijnë nga Ukraina dhe gjashtë të tjerë nga Kazakistani dhe vendet e tjera të ftuara: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Izraeli, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Turqia dhe Uzbekistani

Kërkesat

Pjesëmarrësit e programit duhet të:

  • të jenë kompozitorë në fillim të karrierës së tyre, të cilët kanë përfunduar të paktën dy pjesë muzikore të çfarëdo lloj zhanri filmik ose televiziv
  • kanë një nivel të anglishtes të paktën niveli B2
  • të jenë shtetas të Ukrainës, ose një nga vendet e tjera të privilegjuara: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Izraeli, Kazakistani, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Turqia dhe Uzbekistani
  • të jenë në gjendje të marrin pjesë në punëtori dhe ngjarje të tjera programore nga 20 deri më 24 janar 2020.

Ne do të donim të shihnim njerëz me përvoja të ndryshme në stile të ndryshme muzikore dhe zhanre filmash në programin tonë. Kërkesa kryesore është dëshira për të shkruar muzikë për filma.

Si të aplikoni

Plotësoni formularin online të aplikimit në gjuhën angleze, bashkëngjitni dy deri tre nga veprat tuaja të fundit muzikore me shënime dhe dërgoni ato para datës 4 gusht 2019. Të paktën një nga pjesët duhet të bëhet për film/video. Gjatësia maksimale e një kompozicioni është 15 minuta.

Shpenzimet

Pjesëmarrja në Envision Sound është pa pagesë. Ne do të mbulojmë shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrësit që nuk jetojnë në Kiev (fluturime, trena, autobusë), si dhe akomodimin në hotel.

Datat kryesore

Fillimi i aplikimit: 19 qershor 2019

Afati i aplikimit: 4 gusht 2019

Shpallja e pjesëmarrësve: deri më 16 shtator 2019

Caktimi i detyrave të shtëpisë: 4–11 nëntor 2019

Envision Sound në Kiev: 20–24 Janar 2020

Finalistët e programit të cilët do të marrin  grant do të shpallen në shkurt 2020.

Gjuha e punës së programit do të jetë Anglishtja, si dhe gjuha Ukrainase dhe Ruse me përkthim simultan në gjuhën angleze.

Shpërndani në rrjetet sociale