Në kuadër të platformës PlayUK më janar 2020, British Council në bashkëpunim me Nordeus Hub dhe SGA (Asociacioni i industrisë së video lojërave së Serbisë) ka organizuar festivalin PlayUK 2020, dike mbledhur nga rajoni zhvillues të video lojërave, artistë digjital, si dhe shumë kreativ tjerë nga industria e lojërave.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësve iu dha mundësia të merrnin pjesë në shumë workshope dhe ligjërata dhe të takonin kolegë nga rajoni dhe Mbretëria e Bashkuar. Mundësia për të marrë pjesë në punëtori u dha 30 pjesëmarrësve, nga të cilët 4 ishin nga Shqipëria, me mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre në dizajnin narrativ UI/UX, arte, programim dhe fusha të tjera të ndërlidhura. Workshopet u vizituan nga ligjërues të cilët paraqesin pionierët në fushat e tyre të studimit, si Jo Twist, Callum Underwood, Jon Mckellan, etj.

Erlin Kananaj nga Shipëria, njëri nga pjesëmarrësit e workshopit, me këtë rast deklaroi:

“PlayUK Beograd per mua ka qene nje eksperience e mrekullueshme mbi lojerat dhe teknologjine e fundit. Ishte nje konference e organizuar shume mire dhe neqoftese do te kete nje PlayUK tjeter, do jem i pari per te aplikuar serisht.”

Përveç workshopeve, për audiencë më të gjerë dhe të gjithë adhuruesit e lojrave dhe arteve, ne hapëm ekspozitën e video lojrave indie nga Mbretëria e Bashkuar. Kuratorët e ngjarjes We Throw Switches ishin dyshja nga Edinburgu, me përvojë shumë vjeçare në industrinë e lojrave.

Këtu mund të shihni foto nga festivali dhe të mësoni më shumë rreth asaj se si dukeshin të gjitha:

Workshopet në festivalin PlayUK 2020 u mbajtën nga 20-24 janar dhe ligjëruesit folën për fusha të ndryshme lojrash.
Ndoshta pjesa më interesante e festivalit ishte ekspozita, ku çdo adhurues i video lojërave mund të merrte pjesë.
Shpërndani në rrjetet sociale