Projekti 'Perceptime', përbëhet nga pesë ekspozita që do të shfaqen në mbarë Ballkanin Perëndimor të cilat në veçanti kanë vepra artistike të grave artiste.
Perceptimet si pikënisje merr përzgjedhjen e punimeve të artistëve të shquar britanikë nga koleksioni British Council, i cili plotësohet me pesë institucione muzeore partnere. Secila ekspozitë do të prezantojë 24 vepra 14 artiste nga koleksioni i British Council, së bashku me punimet e artisteve lokale. Projekti Perceptimet është zhvilluar nëpërmjet vendosjes së dialogëve midis veprave të artistëve të shquar britanikë nga Koleksioni i British Council dhe veprave të artistëve të zgjedhura nga kuratorë nga pesë muzeume partnere të cilat i mbajnë ekspozitat:
- Muzeu Kombëtar i Malit të Zi në Cetinje
- Galeria e Matica Srpska në Novi Sad
- Muzeu i Artit Bashkëkohor të Republikës Srpska në Banja Luka
- Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës në Prishtinë
- Muzeun e Artit Bashkëkohor të Maqedonisë në Shkup
Pesë ekspozitat të cilat përballen me qasjet e ndryshme artistike për të rishikuar rolin, (vet)përfaqësimin dhe statusin e grave përmes historisë moderne të artit dhe praktikave të artit bashkëkohor janë hartuar si komentues përgjatë trajektores së situatave komplekse shoqërore dhe historike në hapësirën e ish-Jugosllavisë, duke hapur një kapitull të rëndësishëm jo vetëm në aspektin e ripërtërirjes së aktualizimit të çështjes së grave brenda sistemeve artistike vendore, por edhe në kontekstin e bashkëpunimit të ripunuar ndërmjet qendrave të artit dhe qendrave muzeore të lartpërmendura. Rrethanat në të cilat arti diskutohet në kontekstet shoqërore të Britanisë dhe të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor sigurisht ndryshojnë në shumë aspekte, por vlen të kujtojmë se këto ndryshime tejkalohen nga aspiratat e përbashkëta për imazhet, qëndrimet dhe stereotipet rreth grave të mendohen në mënyrë kritike dhe të debatohet si çështje universale dhe të më të domosdoshm se çdo veçori lokale - edhe pse shpesh kushtëzohen pikërisht nga këto veçori.