7 MARS - 27 MAJ | MUZEU I ARTIT BASHKËKOHOR NË RS | BANJA LUKA 

Perceptimet kryesisht tregojnë për praktikat paralele artistike nga kontekstet e ndryshme gjeografike, sociale, kulturore dhe ekonomike në të cilat artistet jetojnë dhe punojnë. Temat e grave nga zonat e ndryshme gjeografike u treguan të jenë identike, dmth. gjithnjë ështe pyetja rreth identitetit, intimitetit, kujtimet e përvojës së përditshme, stereotipet sociale, seksualitetit ose liria. Gjithashtu, përdorimi i trupit të tyre si një medium artistik është kudo njëlloj e pranishme. Dallime të dukshme, megjithatë, prezantojnë këndvështrime të ndryshme, dhe më pas qëndrimet e ndryshme, kushtëzuar nga kontekstet e lartpërmendura.
 
Ekspozita në Banja Luka është emëruar sipas veprës se artistes se vetme në kolekcionin e Muzeut të Artit Bashkëkohor në RS Sandra Dukić e cila fuqishëm shpreh qëndrimin feminist dhe veprimin. Emri i ekspozitës është proverbë popullore ‘Lulja më e bukur është e pa këputur’, me të ciliën artistja luan vizuleisht dhe shpirtërisht, duke dashur të tërheqë vëmendjen për rishikim radikal të pozitës së gruas në shoqëri. Proverbi përmban karakteristika të caktuara sociale dhe kulturore, të cilat së bashku me kornizën socio-historike mund të jetë pikënisje për eksplorimin e marrëdhënieve gjinore në këtë rajon. Kuratorja e ekspozitës, Lana Filipović vendosi të ndajë konceptualisht ekspozitën në katër segmente, përkatësisht: reflektimi, ekspozimi, trupat gjinor dhe shpirti. Këto segmente janë të dizajnuara për të pasqyruar dialogun e artisteve, ngjashmëritë dhe dallimet e koncepteve artistike, larmia e shprehjes së gruas – nga qëndrimet intime, personale deri në perceptimin e shoqërisë ku ato jetojnë, si dhe marrëdhënien e tyre reciproke.
 
Ekspozita do të prezantojë veprat e këtyre artisteve: Abigail Lane, Anthea Hamilton, Camilla Løw, Celia Hempton, Clare Strand, Elizabeth Price, Gillian Wearing, Helen Chadwick, Laura Aldridge, Lubaina Himid, Madame Yevonde, Rachel Whiteread, Sarah Lucas, Tracey Emin, Margareta Kern, Sandra Dukić, Nives Kavurić Kurtović, Irma Markulin, Marija Dragojlović, Svjetlana Salić Mitrović, Kosa Bokšan,Vesna Perunović, Lala Raščić, Borjana Mrđa, Biljana Gavranović, Kata Mijatović.
Sarah Lucas, Self Portrait with Fried Eggs, 1996 from Self-Portraits 1990-1998 1999 © Sarah Lucas, courtesy Sadie Coles HQ, London
Shpërndani në rrjetet sociale