TIRANË | 6 – 12 MAJ 2019

STORYHACK WORKSHOP | OCULUS MEDIUM WORKSHOP | VR AND VIDEO GAMES SHOWCASE

British Council ka kënaqësinë e shpalljes së edicionit të ri të PlayUK në Shqipëri, në partneritet me Universitetin e Arteve, Fakultetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas pothuajse dy vjetësh, kjo platformë e Ballkanit Perëndimor për promovimin e arteve dixhitale do të ri-sillet në kryeqytetin e Shqipërisë në një format të ndryshuar. Edicioni i këtij viti do të sjellë së bashku profesionistë krijues dhe entuziastë të interesuar për produktet digjitale dhe artet dixhitale.

Në këtë edicion, ne do të ofrojmë mundësi të zhvillimit profesional për artistët, regjisorët, drejtorët e teatrit, muzikantët, sipermarësve dhe të tjerët për të përqafuar në praktikën e tyre të bashkëpunimit, gamification, dizajnin teorik dhe metodat transmedia si një mjet për të përshtatur qasjen e tyre për epokën e zhvillimeve të mediave virtuale.

Si gjithmonë, PlayUK gjithashtu do të sjellë kënaqësi për audienca më të gjera. Tri ditët e fundit të eventit do të jenë të dedikuara për një ekspozite interaktive e cila do të përbëhet nga videot e fundit artistike e kreative nga Mbretëria e Bashkuar. Audiencat e të gjitha moshave do të kenë mundësinë të mësojnë rreth tyre, t'i provojnë dhe të luajnë lojrat falas! Lojërat dhe videot do të vendosen në formatin e ekspozimit kështu që edhe publiku që nuk është në përgjithësi pjesë e lojës do jetë në gjendje të marrë pjesë.

STORYHACK WORKSHOP | OCULUS MEDIUM WORKSHOP | VR AND VIDEO GAMES SHOWCASE