PlayUK u kthy! Ejani bashkohuni me ne të mërkurën, më 28 tetor, për lancimin e serive të reja tërësisht digjitale të PlayUK, dhe për të parin sallon në një seri krejt të re të bisedave me ekspertë, të mbajtura çdo dy javë.
Në bisedë në sallonin tonë të parë do të na bashkohen kreatorët e lojës së re magjepsëse enigmatike dhe aventuriere ‘I Am Dead’ nga krijuesit e Hohokum dhe Wilmot’s Warehouse. Ricky Haggett, Catherine Johnson dhe Richard Hogg do të na shpjegojnë krijimin e ishullit misterioz të Shelmerston dhe banorëve të tij, duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe për sfidat e krijimit dhe lancimit të një video loje në 2020.
Në ngjarje, do të japim edhe detaje të tjera rreth programit të ardhshëm digjital, përfshirë skemën e mentorimit dhe detajet e folësve që planifikohet të marrin pjesë në sallone.
PlayUK 20/21 është një program inspirues dhe zbavitës i cili do të sjellë kreativët që punojnë në industrinë e video lojërave nga Ballkani Perëndimor dhe MB.
Folësit
- Catherine Johnson, shkrimtare
- Ricky Haggett, dizajner lojërash
- Richard Hogg, dizajner lojërash