Kur mbarojnë videolojërat dhe fillojnë ekspozitat virtuale?

Gabrielle Jenks, drejtoreshë digjitale për Manchester International Festival do të flasë rreth projektit më të fundit digjital të festivalit - “Your Progress Will be Saved”. Për punën, ishte ftuar artistja e njohur avatar LaTurbo Avedon për të riimagjinuar dhe rikrijuar hapësirën e re kulturore të Manchester International Festival, The Factory, brenda Fortnite Creative. Që nga lancimi në korrik 2020, hapësira virtuale ka mirëpritur mbi 1 milion vizitorë dhe e gjithë kjo ende pa hapur dyert po e njëjta hapësirë e ‘botës reale’. 

Gabrielle na bashkohet për të na treguar për konceptimin, realizimin dhe lancimin e projektit dhe për të reflektuar lidhur me mundësitë në të ardhmen për videolojërat dhe institucionet kulturore, si dhe krijuesit dhe kuratorët që punojnë pranë tyre. 

Your Progress Will Be Saved u krijua brenda Fortnite Creative si pjesë e videolojës tejet të njohur Fortnite. Mund ta përjetoni atë si lojtar në Fortnite. Mund të gjendet brenda lojës duke përdorur kodin 1248-2128-4287.

 

Folëse

Gabrielle është drejtoreshë artistike dhe kuratore e shquar, kontributet më të mëdha të së cilës janë në fushat që ndërlidhin artin, teknologjinë dhe kreativitetin. Para se t’i bashkohej MIF-së, ajo ishte drejtoreshë e Abandon Normal Devices, ku kuroi një numër të projekteve nga artistë si Marshmallow Laser Feast, Apichatpong Weerasethakul, the Yes Men dhe Gillian Wearing.

Shpërndani në rrjetet sociale