Mbështilluni e vishuni mirë sepse po nisemi në Antarktiken me akull e dëborë me Katherine Bidwell dhe Luke Whittaker, bashkëthemeluesit e studios së lojërave ‘State of Play’, fituese e shumë çmimeve, ndërsa na tregojnë rreth krijimit të lojës së tyre më të fundit ‘South of the Circle’.
E lëshuar në vitin 2020 në Apple Arcade, loja ‘South of the Circle’ tregon storien e Peter, një akademik i Cambridge që e gjen veten duke luftuar për mbijetesë në Antarktikë gjatë luftës së ftohtë në vitet ’60-ta. Peter-it i vijnë në mendje kujtime nga jeta e tij në universitet dhe marrëdhënia e tij me një shoqen e tij ligjëruese, Clara.
Është një lojë rreth memories, mbijetesës dhe pasojave të mospërballjes me të kaluarën. Ndërsa Peter lufton me kushtet e ashpra dhe përpjekjet e tij për t’i ikur akullit bëhen gjithnjë e më dëshpëruese, vijat ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes së tij fillojnë të mjegullohen.
Folësit
● Katherine Bidwell, Bashkëthemeluese dhe drejtoreshë për zhvillimin (State of Play)
● Luke Whittaker, Bashkëthemelues dhe drejtor krijues (State of Play)