Cilat janë praktikat dhe qasjet më të mira për ndërtimin e partneriteteve kuptimplote dhe me ndikim qoftë si krijues apo si biznes?

Sarah Brin është producente që punon aty ku takohen arti, teknologjitë në zhvillim dhe lojërat. Aktualisht është producente e lartë e jashtme në studion Media Molecule në MB dhe kohët e fundit ishte drejtoreshë për zhvillimin e biznesit në Meow Wolf (kompani krijuese e përvojave kredhëse). Përmes punës së saj ajo ka ndihmuar në zhvillimin e partneriteteve të reja krijuese dhe udhëheqjen e ekipeve ndër-disiplinare që të krijojnë projekte hibride argëtuese që përfshijnë videolojërat, instalacionet dhe ekspozitat. Bashkohuni me të më 13 janar teksa na tregon për punën e saj dhe na informon për mënyrën më të mirë të krijimit dhe ndërtimit të partneriteteve të reja krijuese në fushën e lojërave, artit dhe teknologjisë.

Folësja

Sarah Brin

Sarah është producente e lartë e jashtme në Media Molecule. Mban titullin Master nga Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe atë Bachelor nga Universiteti i Brandeis. Sarah ka punuar si udhëheqëse e programit për Pier 9 Residency të Autodesk, drejtoreshë për zhvillimin e biznesit në Meow Wolf (kompani krijuese e përvojave kredhëse) dhe në udhëheqje në një projekt hulumtimi të BE-së. Interesimet e saj në fushën e hulumtimeve përfshijnë teknologjitë në zhvillim, lojërat e punuara nga artistët dhe hapësirat publike përfshirëse. Sarah po ashtu është përfituese e bursës ndërkombëtare të Creative Producers, mbështetur nga Playable City dhe Watershed dhe ka qenë studiuese me qëndrim në shkollën UCLA Luskin për çështje publike. Rreth punës së saj mund të mësoni më shumë në

www.sarahbrin.com

Shpërndani në rrjetet sociale