Lëshuar në vitin 2020, loja online ‘Fall Guys’ me shumë lojtarë ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në lojë, deri në 60 lojtarë konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në një përpjekje të paorganizuar raund pas raundi në një kaos që sa vjen e përshkallëzohet. Lojtarët kalojnë nëpër pengesa të pazakonshme, çajnë rrugën përmes konkurrentëve të pashtruar dhe tejkalojnë ligjet e pathyeshme të fizikës derisa të mbetet një fitimtar. 

Bashkohuni me Ben Nizan, dizajner i lartë i niveleve dhe Alex Whaley, inxhinier për klientin, nga Mediatonic teksa na tregojnë për udhëtimin përsëritës dhe bashkëpunues të krijimit të disa prej niveleve më ikonike të Fall Guy, një proces që bashkon inxhinierinë dhe dizajnin me rezultate zbavitëse dhe argëtuese.

Folësit

Ben Nizan, Dizjajner i lartë i niveleve

Alex Whaley, Inxhinier për klientin 

Moderuar nga Jordan Erica Webber, shkrimtare dhe prezantuese

Rreth Mediatonic

Mediatonic është një nga studiot e pavarura më të mëdha në MB, me shumë vendndodhje në mbarë botën. Qoftë gjatë krijimit të aplikacioneve celulare që grumbullojnë më së shumti të hyra, lojërave origjinale energjike me shumë lojtarë ose aventurave narrative të punuara me shije, çdo titull që ata dizajnojnë shpreh ambicien e tyre për të argëtuar miliona njerëz në mbarë botën, në lojëra që luhen me vite të tëra.

Rreth lojës Fall Guys

Fall Guys: Ultimate Knockout përplas turmat e konkurrentëve së bashku online në një vrap të çmendur raund pas raundi në një kaos të përshkallëzuar derisa mbetet një fitimtar.

Luftoni pengesa të pazakonta, çani përpara përmes konkurrentëve të pashtruar dhe tejkaloni ligjet e pathyeshme të fizikës ndërsa shkoni drejt madhështisë. Lini dinjitetin anash dhe përgatituni për dështime argëtuese në përpjekjen tuaj për të marrë kurorën!

Shpërndani në rrjetet sociale