PlayUK po mbështet krijuesit e rinj të videolojrave nga i gjithë Ballkani Perëndimor për të avancuar në karrierën e tyre në këtë industri. Ne jemi të lumtur të njoftojmë fillimin e një programi të ri mentorimi si pjese e PlayUK 20/21, që do të zhvillohet në vitin 2021.

Duke nisur nga muaji Janar, programi 3-mujor do të bashkojë 10 krijues të rinj të videolojrave me mentorë ekspertë të kësaj industrie të zgjedhur nga e gjithë Britania e Madhe. Gjatë seancave 8-orëshe të mentorimit një-me-një, pjesëmarrësit do të kenë mbështetjen e plotë për të identifikuar qëllimet e tyre, ambiciet, nevojat për zhvillim të mëtejshëm dhe për të eksploruar mënyrat e arritjes së tyre. Programi do të shfaqë gjithashtu një event interesant online dhe do t'iu japë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve të prezantojnë punën e tyre para audiencave nga e gjithë bota.      .

Aplikimet janë të hapura dhe të gjithë kandidatëve nga Rajoni i Europës së Gjerë (Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Izraeli, Kazakistani, Rusia, Turqia, Ukraina, Uzbekistani) do t'iu jepen deri në tre hapësira, përveç kandidatëve nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia).

APLIKIMET JANË TË HAPURA TANI

Janë të mirëpritura të gjitha aplikimet nga ata që punojnë në disiplina të ndryshme të lojërave duke përfshirë dizajnin, programimin, rrëfimin, prodhimin dhe artin, shkrimin dhe zhvillimin e komunitetit. Ne po kërkojmë individë që sapo kanë filluar me lojërat, ata që janë në fillim të karrierës së tyre, ose ata që kërkojnë mbështetje për të identifikuar dhe punuar drejt qëllimeve të reja. Ju lutemi vini re se për të marrë pjesë kërkohet një nivel i duhur të gjuhës angleze, pasi ajo do të jetë gjuha e punës në këtë program.

MENTORËT E PROGRAMIT

Grupi ynë i mentorëve të programit përfaqësohet nga një gamë të gjerë e ekspertizës dhe specializimeve që përfshijnë dizajnin narrativ, prodhimin, modelimin e lojës, zhvillimin e biznesit, kurimin dhe programimin. Përvoja e tyre kolektive përfshin një mori videolojrash të vlerësuara në mënyrë kritike në celular, PC dhe pajisjet e videolojrave, shumë BAFTA dhe çmime të kësaj industrie, bashkëpunime me institucione kulturore lider në botë dhe role kryesore në ndërmarrjet e rendësishme të videolojrave.

Ed Fear
Drejtues kryesor (Mediatonic Games)

Jennifer Schneidereit
Krijues i Lojërave & Bashkëthemelues (Nyamyam Games)

Jodie Azhar
CEO & Drejtor i Lojërave (Teazelcat Games), Drejtor i Artit Teknik (Silver Rain Games). 

Katherine Bidwell
Bashkëthemelues dhe Producent (State of Play)

Mike Anderson
Producent (ustwo games)

Moo Yu
Bashkëthemelues dhe Programues (Foam Sword).

Olivia Wood
Dizenjues narrativ & Redaktor (Failbetter Games)

Ricky Haggett
Bashkëthemelues and Dizenjues lojërash (Hollow Ponds)

Tom Vian
Bashkëthemelues, Programues & Dizenjues (SFB Games)

SI TË APLIKONI

Afati i fundit i aplikimit është 10.00 CET, e Enjte 10 Dhjetor. Formularin e aplikimit mund ta gjeni këtu . Nëse keni vështirësi në plotësimin e formularit ne pranojmë dërgesa audio dhe video në këtë adresë jovana.bjelakovic@britishcouncil.org. Nëse sërish hasni vështirësi gjatë procesit ju lutemi kontaktoni jovana.bjelakovic@britishcouncil.org.

DATAT E RËNDËSISHME TË PROGRAMIT

Aplikimet hapen më 25 Nëntor dhe mbyllen më 10 Dhjetor në orën 17.00 CET. Shpresojmë tu përgjigjemi të gjithë aplikantëve me një vendim brenda 21 Dhjetorit. Programi i mentorimit do të fillojë të Enjten, 13 Janar me seanca 1-orëshe që do të zhvillohen çdo javë deri në datën 18 Mars. Më 25 Mars do të zhvillohet një shfaqje virtuale, gjatë së cilës kandidatët do të kenë mundësinë të shfaqin punën e tyre për audiencat online.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me programin ose procesin e aplikimit, atëherë ju lutemi kontaktoni jovana.bjelakovic@britishcouncil.org.