Si mund të na bëjnë bashkë përvojat sociale të RV-së në forma të reja dhe argëtuese?

Potenciali social dhe kreativ i RV-së është eksploruar me vite të tëra, megjithatë 2020-ta hodhi dritë mbi aftësinë e RV-së për të na bërë bashkë si kurrë më parë në forma argëtuese, të prezantuara në mënyrë digjitale. Në vitin 2016, Simon Barratt bashkëthemeloi Cooperative Innovations me besimin se këto teknologji kredhëse janë e ardhmja e argëtimit, e punës dhe jetës. Që atëherë, ata kanë lëshuar një sërë lojërash dhe projektesh të suksesshme, duke përfshirë një port të RV-së të lojës bashkëpunuese kaotike shumë të vlerësuar Spaceteam në vitin 2020.

Bashkohuni me Simon ndërsa diskuton sfidat dhe mundësitë e sjelljes së përvojave bashkëpunuese e argëtuese, siç është Spaceteam në botën e RV-së, dhe reflektimin e tij për ndikimin që ka pasur viti 2020 në pranimin dhe kërkesën për realitetin virtual social.

 

Folësi

Simon Barratt, Bashkëthemelues i CoopInnovations - www.coopinnovations.co.uk

Biografia

Simoni mësoi të programojë, duke iu falënderuar nënës së tij, në moshën 6 vjeçare dhe iu bashkua industrisë së lojërave në vitin 1999.

Ai udhëhoqi studion indie Four Door Lemon nga viti 2005 deri më 2015, duke prodhuar një gamë të gjerë të lojërave të shumë zhanreve dhe platformave, përfshirë tre tituj të RSh për Sony PlayStation Vita. 

Në vitin 2016, ai bashkëthemeloi studion e teknologjisë kredhëse Cooperative Innovations për të zhvilluar teknologji, përvoja, lojëra dhe aplikacione të realitetit virtual (RV)/realitetit të shtuar (RSh), duke përfshirë lojën kaotike ‘Spaceteam VR’ të lëshuar në vitin 2020. Cooperative Innovations së fundmi prezantuan Curatours, një metaverse (hapësirë e realitetit virtual) e ndërtuar për Artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Rreth lojës Spaceteam VR

Mblidhni një ekip deri në gjashtë kadetë hapësinorë dhe punoni së bashku duke komunikuar dhe përmbushur udhëzime që sa vijnë e bëhen më të ndërlikuara. Mbajeni anijen tuaj kozmike në lëvizje nëpër hapësirë, me gjithë rrezikun e vazhdueshëm të asgjësimit, me përdorimin e shpejtë dhe me vend të mjeteve hapësinore bazë.

Mbi të gjitha, është me rëndësi të ruani qetësinë përballë shkatërrimit të pritshëm. Mbani mend kadetë, për të shmangur shkatërrimin fatal, ju duhet të punoni së bashku… si një Spaceteam!

Shpërndani në rrjetet sociale